Zyrë personale në kabinë të telefonit

Një firmë amerikane i shndërron qelitë kult të telefonit në mini-zyra. Në të ardhmen ajo të fillojë me dhënien e tyre ne qira.

Foto: Giovanni G / Shutterstock

Kabinat e kuqe telefonike në Angli llogariteshin si një ndër motivet më interesante për forografi. Nga përhapja e telefonisë mobile, ato u mbyllën dhe u harruan. Para disa viteve, telekomit briktanik iu kujtua që qelitë e kuqe, ndërkohë më një kult i vërtetë, t’i shesë dhe me këtë edhe t’i rikthejë ato në vëmendjen e opinionit. Pronarët e rinj i dhanë një jetë të re kutive të kuqe. Ato u shndërruan në mini-biblioteka, galeri arti, pub…

Ndërmarrja amerikane Start-up-Bar Works do t’i nxjerrë ato përsëri në treg. Ajo planifikon që 20 qeli telefoni t’i shndërrojë në zyra për kohë të caktuar. Kështu çdo kabinë do të pajiset me një tavolinë pune, karrige, monitor, shtypës, skaner, karrikues dhe një automat pijesh të nxehta, transmeton gazeta zvicerane «20 Minuten».

Përmes një aplikacioni, çdo i interesuar mund të sigurojë qasje në një vend të ri pune për 20 funta. Oferta i dedikohet kryesisht të ashtuquajturve «Coffeeshop-Worker», të cilët shpeshherë qëndrojnë me orë të tëra përpara lap-topit nëpër kafene. Me qelitë e kuqe – zyra, ndërmarrja amerikane iu premton klientëve të saj një shërbim me më shumë atmosferë private, më tepër mundësi përqëndrimi dhe eficiencë.

Kabinat tipike britanike të telefonit njihen që nga vitet e ’20-ta të shekullit të kaluar. Modeli i tyre i parë, K2, është konceptuar nga arkitekti i njohur Giles Gilbert Scott. Vërtet të njohura ato janë bërë nga mesi i viteteve të ’30-ta, me modelin K6, e cila tanimë ka zënë një vend të nderuar edhe në muzeun britanik të disejnit. ks