Zyra falas në lagjen më prominente të Cyrihut

Banka Kantonale e Cyrihut e qëras popullin: Nga e hëna qytetarët mund të zënë një zyrë në rezidencën e saj qëndrore në një vend të lakmuar të metropolit. Për orë të tëra dhe falas.

Një zyrë falas në një vend prominent – në një ndër lagjet më të frekuentuara dhe më të shtrenjta në botë. Shumë e bukur për të qenë e vërtetë, por ja që kështu është. «Edhe pse me kufizime», transmeton Tages Anzeiger. Vendi i punës mund të shfrytëzohet për një kohë të caktuar.

Në fakt – janë 20 vende pune, 6 prej të cilëve në një hapësirë të saporenovuar në rezidencën qëndrore të Bankës Kantonale të Cyrihut që hapet të hënën e ardhshme. ‹Banka popullore› është edhe kumbara dhe iniciatorja e të ashtuquajturës «Büro Züri» (Zyra Cyri) dhe vë në dispozicion të qytetarëve vendet e punës në katin përdhe në kthesën që ndanë rrugët Bahnhofstrasse dhe Börsenstrasse. Dhe vend pune nënkupton: tavolinë, llampë, karrike të «klasit të parë», kyqje në rrymë, internet dhe një raft të vogël mobil për gjërat personale – precizon media. Kurse hapësira për 6 persona është e pajisur me elementet për videokonferenca dhe prezentime.

Ideja lidhet më të ashtuquajturin «parim i venit të tretë», kanë shpjeguar iniciativën nga banka. Fjala është për një – si e quajnë ata – mobilitet të vendit të punës. Vendin e parë e bën zyra në firmë, të dytin ajo në shtëpi, kurse i treti është jashtë dhe me këtë synohet të nxitet takimi, shkëmbimi dhe frymëzimi. Ky model vjen nga Amerika, ku ai është shumë i përhapur. Në Zvicër modeli është në fillimet e tij. Me këtë firmat ofrojnë vende pune kryesisht për afaristë. Në Zvicër kësi «Businesspoints» për herë të parë ka ofruar ndërmarrja e hekurudhave, SBB, në stacionet e Bernës dhe Gjenevës. Por gjithandej për këtë luks paguhet qira. Vetëm në zyrat e Bankës Kantonale të Cyrihut – jo. Këtu, për më tepër, në ofertë hyjnë edhe kafeja dhe uji mineral. «Kjo është një dhuratë për popullatën», është shprehur zëdhënësja e bankës.

Javët e para tani më janë rezervuar komplet. Ndër përfituesit e parë të zyrave janë firma të vogla inovative në ngjitje të njohura si «Start-up», grupe të vogla firmash nga të gjitha branshat dhe persona të veçantë – transmeton media. Mirëpo, çdo gjë e ka çminimi e vet, dhe çmimi i zyrave të bankës është fakti se aty mund të qëndrohet për disa orë, por jo vazhdimisht. Maksimumi aty mund të qëndrohet për një orar ditor pune – nga ora 9 deri 19. Gjithashtu nuk është i mundur një rezervim periodik, për shembull, për secilën të hëne. Rezervimet mund të bëhen deri dy muaj më herët. Përndryshe, për të përfituar nga zyrat e bankës nuk duhet të jesh klient i saj. ks