Zvicra nuk adhurohet si më parë




Në përgjithësi Zvicra gëzon një imazh pozitiv në botë, por opinioni si parajsë tatimi po mbijeton. Këtë e trgon një studim i «Präsenz Schweiz».

Për të mësuar për imazhin e Zvicrës në botë janë anketuar nga 1’000 persona në Gjermani, Francë, Spanjë, Britaninë e Madhe dhe 800 persona në Poloni. Studimi ka kushtuar ndërmjet 120’000 dhe 170’000 frangave.

Zvicra ka humbur simpatinë që ka gëzuar në botë. Sidomos në Gjermani. 17 për qind e të anketuarve atje shprehen se ajo në pesë vitet e fundit u ka dalë nga zemra. Në Spanjë dhe Francë kjo përqindje është më e ulët: 12. Shumëkush në këto vende ka përshtypjen që Zvicra po ndjek një politikë restriktive për migrantët dhe po ndahet gjithnjë e më shumë nga Evropa. Një numër i madh i të anketuarve antipatinë për Zvicrën e lidh me sistemin tatimor që ka, i cili e animoka evazionin fiskal. Transmeton NZZ.

Nicolas Bideau, shef i «Präsenz Schweiz» konstaton që bota i miraton përpjekjet e Zvicrës për një terren të pastër financiar. Këto përpjekje vlerësohen pozitivisht nga të intervistuarit, të cilët mendojnë që vendi në pesë vitet e fundit ka fituar simpati. Sidomos në Poloni Zvicra ka rimarrë terren. Atje sot kanë 23 përqind e të anketuarve më shumë një opinion pozitiv për Zvicrën nga para pesë vite.

Në pyetjen se çfarë iu bie ndërmend më së pari kur përmendet Zvicra, 24 për qind e të anketuarve përmendin çokolladat, 20 për qind malet, 18 për qind bankat dhe 16 orët. Për Bideau këto janë asociacione që lidhen me ndjesi pozitive. Po sigurisht që Zvicra ka edhe art, shkencë dhe hulumtim, është rezidencë e organizatave të rëndësishme ndërkombëtare etj. Anasjelltas, kur përmenden shkollat e arsimi, të anketuarve iu vie ndërmend më parë Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Suedia. Edhe një trafik të zhvilluar publik të anketuarit e lidhin me Gjermaninë, Francën dhe Britaninë. Detyrë e tij është që edhe këto gjëra të komunikohen si anë të Zvicrës.

Në total imazhi i Zvicrës në botë është i mirë. Në krahasim me vende që kanë një pozitë të ngjashme, ajo është në vendin e dytë; pas Suedisë, po megjithatë para Holandës dhe Austrisë.

Sipas Bideau nuk është se Zvicra nuk i komunikon përparësitë e veta, po ndjesitë lidhen me faktin se ajo është një vend i vogël dhe perceptohet si i tillë. Zvicra, thot ai, duhet të bëjë punë sqaruese. Akuza e mungesës së solidaritetit dhe hapjes që po i bëhet Zvicrës, sipas Bideau ka të bëjë me marrëdhëniet e saj me Unionin Europian dhe përcaktimet lidhur me migracionin. / ks Në përgjithësi Zvicra gëzon një imazh pozitiv në botë, por opinioni si parajsë tatimi po mbijeton. Këtë e trgon një studim i «Präsenz Schweiz».

Për të mësuar për imazhin e Zvicrës në botë janë anketuar nga 1’000 persona në Gjermani, Francë, Spanjë, Britaninë e Madhe dhe 800 persona në Poloni. Studimi ka kushtuar ndërmjet 120’000 dhe 170’000 frangave.

Zvicra ka humbur simpatinë që ka gëzuar në botë. Sidomos në Gjermani. 17 për qind e të anketuarve atje shprehen se ajo në pesë vitet e fundit u ka dalë nga zemra. Në Spanjë dhe Francë kjo përqindje është më e ulët: 12. Shumëkush në këto vende ka përshtypjen që Zvicra po ndjek një politikë restriktive për migrantët dhe po ndahet gjithnjë e më shumë nga Evropa. Një numër i madh i të anketuarve antipatinë për Zvicrën e lidh me sistemin tatimor që ka, i cili e animoka evazionin fiskal. Transmeton NZZ.

Nicolas Bideau, shef i «Präsenz Schweiz» konstaton që bota i miraton përpjekjet e Zvicrës për një terren të pastër financiar. Këto përpjekje vlerësohen pozitivisht nga të intervistuarit, të cilët mendojnë që vendi në pesë vitet e fundit ka fituar simpati. Sidomos në Poloni Zvicra ka rimarrë terren. Atje sot kanë 23 përqind e të anketuarve më shumë një opinion pozitiv për Zvicrën nga para pesë vite.

Në pyetjen se çfarë iu bie ndërmend më së pari kur përmendet Zvicra, 24 për qind e të anketuarve përmendin çokolladat, 20 për qind malet, 18 për qind bankat dhe 16 orët. Për Bideau këto janë asociacione që lidhen me ndjesi pozitive. Po sigurisht që Zvicra ka edhe art, shkencë dhe hulumtim, është rezidencë e organizatave të rëndësishme ndërkombëtare etj. Anasjelltas, kur përmenden shkollat e arsimi, të anketuarve iu vie ndërmend më parë Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Suedia. Edhe një trafik të zhvilluar publik të anketuarit e lidhin me Gjermaninë, Francën dhe Britaninë. Detyrë e tij është që edhe këto gjëra të komunikohen si anë të Zvicrës.

Në total imazhi i Zvicrës në botë është i mirë. Në krahasim me vende që kanë një pozitë të ngjashme, ajo është në vendin e dytë; pas Suedisë, po megjithatë para Holandës dhe Austrisë.

Sipas Bideau nuk është se Zvicra nuk i komunikon përparësitë e veta, po ndjesitë lidhen me faktin se ajo është një vend i vogël dhe perceptohet si i tillë. Zvicra, thot ai, duhet të bëjë punë sqaruese. Akuza e mungesës së solidaritetit dhe hapjes që po i bëhet Zvicrës, sipas Bideau ka të bëjë me marrëdhëniet e saj me Unionin Europian dhe përcaktimet lidhur me migracionin. / ks