Zvicra – vendi më i lumtur në botë…

Konvederata Helvetike ka një nam të madh. Mjerisht ajo nuk është më vendi me reputacionin më të mirë në botë.

Zvicra ndërkohë nuk është më vendi më me emër në botë, Transmeton Tages Anzeiger. Në krye të hierarkisë së vendeve me imazhin më të mirë në botë, në vitin 2015 ka ardhur përsëri Kanadaja. Këtë pozitë Kanadasë ia kishte marrë Zvicra vitin e kaluar.

Top dhjetëshja e vendeve me imazhin më të mirë në botë janë: Kanadaja, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Australia, Finlanda, Zelanda e Re, Danimarka, Holanda dhe Belgjika. Emrin më të keq në botë momentalisht e kanë Iraku, Irani dhe Pakistani. Rejtingu është rezultat i hulumtimit të Institutit të Reputacionit, i cili i shqyrton 55 vende në këndvështrimin e ambientit, cilësisë së jetesës, eficiencës së qeverisë dhe fuqisë ekonomike.

Në fakt, Zvicra në vitet 2010 deri 2013 ka zënë gjithmmonë vendin e tretë ose të katërt, për sa i përket reputacionit. Një ngushëllim për Zvicrën, sipas medies, megjithatë mund të merret fakti që ajo së fundmi u shpall vendi më i lumtur në botë nga OKB-ja. Ndonëse edhe Instituti i Reputacionit tregon një lidhje midis lumturisë dhe reputacionit. Në listën e 10 vendeve të lumtura në botë bëjnë pjesë nëntë nga vendet më me reputacion.

Media konstaton që madhësia dhe forca nuk janë garantues të respektit dhe mirënjohjes. Edhe këtë vit, vërenë ajo, SHBA-të nuk arritën në 20 vendet e para për reputacion më të mirë. Rusia hyn në vendin e katërt nga fundi, kurse Kina zë vendin e 46. ks