Zvicra ta sanksionojë torturën në kodin penal

OKB e shqyrton gjendjen e burgjeve në Zvicër. Ajo e lavdëron raportin e Zvicrës kundër torturës, por nuk është pafundësisht e lumtur me të. Njofton Agjencia Zvicerane e Lajmeve.

Dy janë në thelb kërkesat e Komisionit të OKB-së kundër torturës: Zvicra duhet ta sanksionojë torturën si vepër të dënueshme dhe ta adresojë çështjen e mbipopullimit e kushtet e këqija të burgut si dhe përkujdesjen mjekësore aty. Me këtë, transmeton Tages Anzeiger, Komisioni reagon në kuptimin e ankesave të organizatave joqeveritare si Amnesty International dhe Humanrights.ch. Ndërkohë që dhjetë anëtarët e Komisionit të OKB-së në Gjenevë e kanë lavdëruar raportin anti-torturë të autoriteteve federale të Zvicrës si një shembull për vendet e tjera.

Në detaje, si dobësi qëndrore për luftën efektive kundër torturës është vërejtur fakti që në kodin penal të Zvicrës nuk ka një definicion të saj. Zvicra, ka konstatuar Komisioni, e ka ratifikuar konventën kundër torturës, por as tortura dhe as keqtrajtimi nuk janë të sanksionuara si vepra penale. Ndërsa raporti zviceran kundër torturës siguron që megjithëse këto nuk janë të përkufizuara në mënyrë eksplicite, në Zvicër përndiqen penalisht të gjitha veprimet torturuese.

Ndërkaq Komisioni i OKB-së e ka thumbuar praktikën zvicerane të dëbimit të azilkërkuesve të refuzuar. Ai ka konstatuar që nuk jepen garanci të mjaftueshme se të kthyerit nuk do të torturohen në vendin e tyre. Komisioni ka idenë që për Zvicrën është më e rëndësishme siguria e saj, se sa dinjiteti njerëzor – transmeton media. Në këtë kuadër është kritikuar edhe aplikimi i burgut administrativ përpara kthimit të tyre. Në kët kuptim, Komisioni ka kërkuar një ndarje të të burgosurve të mitur dhe atyre të rritur, sepse të parët janë më të lëndueshëm dhe kështu viktimizohen lehtësisht.

Sipas OKB-së, në Zvicër nuk po përcillet me konseguencat e domosdoshme as dhuna private. Raportit i kanë munguar edhe të dhënat statistikore mbi përdorimin e dhunës ndaj të burgosurve. Ndërkaq Zvcira ka rastin të reagojë ndaj kritikave të raportit të Komisionit të OKB-së. Pëndryshe, një shqyrtimi të këtillë nga OKB-ja, për herë të fundit Zvicra i ishte nënshtruar në vitin 2010. ks