Zvicra si model për sigurimet shoqërore?

Zvicra është një vend me standard të lartë jete. Ndër të tjera, mund të mbështetemi në një sistem perfekt të sigurimeve shoqërore. Apo ndoshta jo? Ja dy zbrazëtira. Si duhet të veproni dhe çfarë mbulimi keni do ta kuptoni nga një diskutim i drejtpërdrejtë.

Imazhi: Nadin3d / Shutterstock.com



sezer-yusuf@2x(1)
Sezer YUSUF, Këshilltar për sigurime dhe parakujdesje, Neosana

Zvicra ka vendosur standarde në plan botëror në fushën e sigurimeve shoqërore. Sigurimi i moshës (AHV) është njëri ndër shërbimet më të larta shoqërore fare. I siguruar në këtë mënyrë, çdo qytetar i Zvicrës duhet të mbështetet në këtë sistem, apo jo? Jo, sado perfekt që mund të duket sistemi, ai ka edhe zbrazëtira të ndryshme. Për t’i parë ato do t’i shqyrtojmë dy raste.

Albion K*. është 14 vjeç dhe ka lindur në Zvicër. Në pushimet e skijimit, ai rrokulliset në pistë dhe e merr një lëndim të rëndë. Si pasojë e kësaj ai ngel në karrocë dhe është 100 për qind invalid. Çfarë të ardhurash merr K.? Çdo person me banim në Zvicër e ka të drejtën e mbulimit nga shtylla e parë e sigurimeve shoqërore. Duke qenë se Albion K. ka lindur dhe banon në Zvicër, ai e ka të drejtën e pensionit invalidor (IV). Por, qasjen në këtë asistencë urgjente i riu e fiton vetëm pasi t’i ketë mbushur 18 vjet. Domethënë, atij i paguhet pensioni vetëm në moshë pjekurie. Në vitet derisa ai ta arrijë këtë moshë duhet të rropaten prindërit. Nga mosha 18-vjeçare, Albion K. do ta marrë një pension prej 1’562 frangave. Me këtë shumë është e pamundur një jetë dinjotoze në Zvicër. Pra, K. është i varur nga të ardhura të tjera suplementare.

Fatime Z. është 29 vjeçe dhe në Zvicër ka ardhur para pesë vjetëve për të jetuar dhe për ta krijuar këtu një familje. Ajo i ka tre fëmijë dhe merret me amvisërinë, përderisa burri i saj kujdeset për të ardhurat. Nga një aksident i papritur, Fatimja mbetet 100 për qind e paaftë për punë. Çfarë të ardhurash mund të gjenerojë e aksidentuara dhe në çfarë vlere? Fatimja e ka të drejtën e pensionit invalidor në lartësi prej 748 frangave, si dhe shtesës fëmijërore prej 299 franga për çdo fëmijë deri në mbarimin e shkollimit të tyre. Ky pension i ulët invalidor për familjen e saj është një katastrofë. Burri i saj Artani është i dëshpëruar dhe nuk di çfarë të bëjë në këtë gjendje. Gruaja e tij ka nevojë për përkrahje, njëkohësisht duhet t’i kujdestarojë fëmijët. Çfarë mundësish i ngelin atij për t’i mbajtur kujdesin për gruan, amvisërinë, fëmijët, si dhe punën? Ta sjellë vjehrrën në Zvicër që ta përkrahë gruan e tij dhe të kujdeset për fëmijët? Si do t’i bëhet lejes së qëndrimit? Si do të ndikojë prania e vjehrrës, përkatësisht gjyshes, në paqen familjare?

Këto raste janë dy shembuj nga shumë zbrazëtirat e sistemit tonë social. Çdo prind që i qëndron përgjegjësisë së tij duhet të kalkulojë me këso situatash të mundshme. Dhe, për çdo situatë ka një zgjidhje të kënaqshme. Si specialist i sigurimeve shoqërore, këtë llogari ua bëj me kënaqësi falas.

*Personat e përmendur janë fiktivë.

(Artikulli përmban elemente publicitare)