Zvicra po heton kundër Franz Beckenbauerit

Franz Beckenbauer po ndiqet juridikisht për shpëlarje parash dhe mashtrim. Prokuroria Federale Zvicerane i ka filluar hetimet.

Franz Beckebauer. Foto: 360b / Shutterstock.com

Pikënisja e akuzave kundër Franz Beckenbauerit është afera për ndarjen e Kampionatit Botëror të Futbollit më 2006. Atij tani i kanosen konseguenca penale. Sipas medies së njohur gjermane «Spiegel online», Prokuroria Federale e Zvicrës i ka filluar procedurat hetimore kundër Franz Beckenbauerit për dyshime të konsumimint të veprave penale të mashtrimit dhe shpëlarje parash.

Media kishte zbuluar që vitin e kaluar, se ndërmjet viteve 2002 dhe 2005 kishte pasur një sërë pagesash të mëdha, në vlerë prej mbi 10 milionë frangave zvicerane. Në vorbullën e kësaj afere, ish kryetari i Federatës Gjermane të Futbollit, Wolfgang Niersbach, duhej të jepte dorëheqjen nga funksioni i tij.

Prokuroria Federale e ka konfirmuar për mediat vazhdimin e operacionit në këtë kontekst. Shumë shpejt pritet që ajo të dalë me një njoftim për mediat. ks