Zvicra planifikon t’i dëbojë 29 islamistë

Presioni kundër fanatikëve fetarë në Zvicër po shtohet. Në gjysmën e parë të këtij viti është marrë vendim për dëbimin e shtatë personave.

Foto: Shutterstock



Siç shkruan gazeta «Neue Zürcher Zeitung» autoritetet zvicerane mes janarit të vitit 2016 dhe qershorit të këtij viti kanë marrë vendim për dëbimin nga Zvicra të tetë personave për shkak se paraqesim rrezik për sigurinë e brendshme dhe të jashtme. 21 raste të tjera nuk janë mbyllur ende. Këto të dhëna për gazetën i ka konfirmuar Policia Federale e Zvicrës. Në të tetë rastet bëhet fjalë për fanatike myslimanë.

Deri më tani vetëm katër prej tetë personave janë dëbuar nga vendi. Dëbimi i katër personave të tjerë tani për tani është i pamundshëm për shkak se kthimi në vendin e origjinës i të dëbuarve është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Policia Federale nuk ka pranuar të tregojë se nga cilat vende rrjedhin të dëbuarit. Nga mediat mësohet se në një rast bëhet fjalë për një irakian, i cili i kishte ndihmuar një shoku të shpërndajë në Facebook mesazhe të Shtetit Islamik. (dp)