Zvicra planifikon reduktim të ndjeshëm të misionit të saj në Kosovë

Ministri zviceran i Mbrojtjes Guy Parmelin do ta vazhdojë misionin Swisscoy në Kosovë. Mirëpo, për herë të parë pas 17 vjetësh, numri i ushtarëve do të zvogëlohet ndjeshëm. Sipas të gjitha gjasave, Qeveria për këtë do të vendosë shumë shpejtë, ndërsa vendimin duhet ta miratojë Parlamenti më 2017.

Foto: Andrii Lutsyk / Shhutterstock.com

Guy Parmelin dëshiron pra ta zvogëlojë numrin e ushtarëve zviceranë në kuadër të misionit Swisscoy në Kosovë. Në dy hapa, numri i ushtarëve do të shkojë nga 235 në 165. Vendimi për redikstimin e numrit të ushtarëve të Swisscoyt duhet të miratohet nga Parmamenti më 2017. Kjo do të ishte hera e parë që pas 17 vjetësh zvogëlohet numri i personelit zviceran në Kosovë. Por, njëkohësisht vazhdohet kohëzgjatja e qëndrimit të misonit zviceran në Kosovë; sipas vullnetit të Qeverisë, afati i misionit vazhdohet për tre vjet të tjera. Përndryshe, misioni Zvicrës i kushton 44 milionë franga në vit. Ky mision zviceran në Kosovë, para së gjithash, ushtron funksione të transportit dhe logjistike.

Domethënë: Në kosovë sot janë të stacionuar 235 ushtarë të Armatës Zvicerane. Ushtria Zvicerane është përfshirë që nga viti 1999 në trupën ndërkobëtare, misionin KFOR të Natos. Këto trupa perëndimore shërbejnë për ruajtjen e qetësisë dhe të stabilitetit në rajon, raporton televizioni publik zviceran, SRF.

Aksioni i Swisscoyt me 160 ushtarë u miratua më 1999 nga Qeveria dhe Parlamenti zviceran. Në vitet 2002 dhe 2012 numri i ushtarëve që do të shërbenin në këtë mision u rrit në atë që është sot: 235 ushtarë. Pjesëmarrja në këtë aksion Zvicrës i kushton 44 milionë franga në vit dhe shërben, para së gjithash, pra për detyra transporti dhe logjistike. Për më tepër, ekipet e monitorimit zhvillojnë biseda me popullatën dhe autoritetet vendore.

Vlerësohet se situata politike në Kosovë në 17 vjetët e fundit është stabilizuar. Edhe KFORI, në përgjithësi, e ka zvogëluar numrin e ushtarëve nga 50’000, sa i ishin në fillim, në 5’000. Në vitet e ardhshme ky numër pritet të reduktohet akoma, duke shkuar në 2’500 ushtarë. Kështu edhe Zvicra, pas kaq kohe, ka vendosur ta reduktojë praninë e saj me ushtarë në Kosovë. Ministri i Mbrojtjes Parmelin ka kërkuar nga Qeveria dhe Parlamenti zvogëlimin e numrit të ushtarëve zviceranë në dy etapa në 165. Por: Misioni vazhdohet edhe për tre vjet.

Mirëpo, me këtë vendim nuk është e lumtur partia e tij. Adrian Amstutz, specialist për çështje të sigurisë nga SVP e kërkon përfundimin total të misionit ushtarak zviceran në Kosovë në vitin 2018. Ndërkaq krejt të kundërtën kërkon Priska Seiler Graf, deputete e SP-së, e cila bashkë me Amstutz dhe politikanë të tjerë javën e kaluar e ka vizituar Swisscoyn: Sipas saj Zvicra duhet të vazhdojë të shërbejë në Kosovë. Si një vend neutral, Zvicra është shumë e respektuar dhe e besuar në rajon. ks