Zvicra ofron shkollimin më të mirë në botë

Në një indeks të Forumit Ekonomik Botëror, i cili shqyrton aspekte të ndryshme të tregut të punës, Zvicra vjen pas dy shteteve skandinave. Në një pikë ajo është kampione botërore.

Foto: Rawpixel.com / Shutterstock.com

Zvicra e ka sistemin më të mirë arsimor në botë, sipas një studimi të Forumit Ekonomik Botëror. Ndërkaq në një indeks, i cili shqyrton aspekte të veçanta të tregut të punës, ajo e zë vendin e tretë.

Në indeksin vjetor të organizatës së kapitalit human, Zvicra vjen pas Finlandës dhe Norvegjisë, e transmeton Tages Anzeiger Forumin Botëror Ekonomik. Por, më së miri Zvicra ndahet në apekte të veçanta që përfshihen në indeks. Ajo është kampione në çështjen e shkollimit të personelit në raportin veror të Davosit. Ndërsa del e treta në çështjen e kompleksitetit ekonomik dhe vendet e punës për kualifikime të larta. Njëlloj shquan edhe larmia e kompetencave.

Në edicionin e parë të këtij raporti më 2013 Zvicra qëndronte e epara. Ndërsa sivjet dhe më 2015 ajo është kaluar nga dy vendet skandinave. Indeksi vjetor i konsideron dhjetë indikatorë të pjesërishëm. Megjithatë ka ca pika që paraqesin një njollë – kështu në çështjen e punësimit të mbi 65-vjeçarëve Zvicra e zë vendin e 85-të. Ndonëse, kjo mund të shihet edhe një tregues i mirëqenies, duke qenë se të moshuarit nuk janë të detyruar të punojnë.

Raporti konstaton që në të gjithë botën ekonomia nuk e ezauron mbi 30 për qind të potencialit të popullatës. Dhe, arsyeja kryesore për këtë është, para së gjithash, mungesa e shkollimit dhe ajo e shfrytëzimit të kompetencave. Nga 130 vende pesë prej tyre i shfrytëzojnë 50 për qind të kapaciteteve të banorëve të tyre. Zvicra bën pjesë në radhët e atyre 19 shteteve që arrijnë një shkallë prej mbi 80 për qind.

Raporti rekomandon që institucionet arsimore – shkollat dhe universitetet – të merren me këto probleme në kohë tranzicionit industrial dhe sistemeve udhëheqëse në krizë. Përshtatjet e nevojshme janë të domosdoshme për rritje ekonomike dhe siguri sociale. ks