Zvicra numëron 358’500 milionerë

Është rritur për 4,5 për qind numri i milionerëve në Zvicër, që i bie 15'400 sish. Një arsye për këtë rritje është ngritja e çmmimeve të imobilieve.

Foto: Claudia K / Shutterstock.com

Në të gjithë botën më 2015 janë shtuar 58’700 miliardë dollarë pasuri. Kjo i bie 4 për qind më tepër se një vit më parë dhe njëkohësisht një rekord. Por, në total, është dobësuar rritja e pasurisë së të kamurve, e transmeton Tages Anzeiger shoqërinë konsulente Capgemini. Situata e levërdishme ekonomike dhe ngritja e kurseve të bursës një vit më parë i kishte rritur pasuritë e tyre për 7,2 për qind.

Për herë të parë rajoni i Azi-Paqësor e ka kaluar Amerikën veriore si regjion më i pasur. Aty pasuritë e milionerëve janë shtuar për 9,9 për qind në 17’400 miliardë dollarë, ndërsa në Amerikën veriore ato janë rritur për 2,3 për qind duke shkuar në 16’600 miliardë. Dhe, ky trend në Azi pritet që të vazhdojë. Europa, sikurse edhe deri më tani, zë vendin e tretë me një pasuri të të kamurve prej 13’600 miliardë dollarë, që i bie 4,8 për qind më shumë se një vit më herët. Një rënie është regjitstruar në Amerikën Latine – atje pasuritë e të kamurve janë rrudhur për 3,7 për qind, duke shkuar në 7’400 miliardë dollarë. Arsyet e saj janë rënia e valutave dhe bursa, kriza ekonomike etj.

Në të gjithë botën numri i milionerëve të dollarit më 2015 është rritur për 4,9 për qind dhe shkon në 15,4 milionë veta. Për t’u bërë pjesë e kësaj liste duhet të kesh 1 milion dollarë të tuat, ku nuk përfshihen rrjeti i imobilieve, pikturat, veturat luksoze. Zvicrës këtij klubi vitin e kaluar i janë shtuar 15’400 veta. Numri i tyre u rrit për 4,5 për qind dhe shkon në gjithsejt 358’500 veta. Me këtë Zvicra e zë vendin e shtatë në botë me dollar-milionerë dhe e ka thelluar diferencën me Kanadanë që vjen pas saj.

Në Kanada, vendin e dytë më të madh me sipërfaqe të botës, numri i milionerëve ka rënë për 3 për qind, duke shkuar në 321’000 veta. Kjo lidhet me krizën ekonomike atje, ngecjen e bursës dhe dobësimin e dollarit të saj. Në anën anën tjetër, ngitja e çmimeve të imobilieve dhe shkalla e kursimeve kanë pasur efekt pozitiv në rritjen e pasurive në Zvicër. Një pengesë ka qenë konjunktura e dobët. Nuk ka luajtur ndonjë rol në këtë marrëdhënie forcimi i frangës.

Në majë të listës së milionerëve të dollarit qëndrojnë të palëkundur SHBA-të, me 4,46 milionë dollar-milionerë. Pastaj vjen Japonia me 2,72 milionë dollar-milionerë, e treta radhitet Gjermania me 1,2 milionë të tillë. Vendin e katërt e zë Kina me për herë të parë mbi 1 milionë (1,03 milinonë dollar-milionerë). Ndërsa 61 për qind të komunitetit të milionerëve banojnë në katër vendet e para të listës.

Në Europë jetojnë 4,2 milionë milionerë, që i bie 4,8 për qind më shumë se një vit më parë. Numri i milionerëve është rritur edhe në vendet e prekura nga kriza e borxheve, si Italia me 4 për qind, spanja me 8 për qind. Dhe, parashikimet për të pasurit janë të shkëlqyeshme. Deri në vitin 2025 pasuritë e milionerëve do t’i kalojnë 100’000 miliard dollarët. ks