Zvicra në vitin 2045: 10 milion banorë

Në 30 vjetët në vazhdim, popullata e Zvicrës, përveç se do të rritet, ajo do të plaket dukshëm – raporton NZZ.

Popullata e rregullt e Zvicrës, sipas një skenari të ashtuquajtur referencial, në 30 vitet e ardhshme do të rritet më tutje, edhe atë nga 8,2 milionë njerëz sa kishte në vitin 2014 do të shkojë në 10,2 milion në vitin 2045. Kjo përbën një rritje mesatare prej 0,7 për qind në vit.

Sipas disa hipotezave, Enti Federal i Statistikave ka paraqitur një seri skenarësh lidhur me zhvillimet demografike të Zvicrës, të cilët do t’i prezentojë shumë shpejt. Sipas një kumtese për media, përveç rritjes së numrit të popullsisë, pritet edhe një rritje e fortë e plakjes së saj.

Migracioni

Zhvillimi i popullatës, sipas medies, ndikohet para së gjithash nga gjendja social-ekonomike dhe ajo politike. Ndërkohë që faktori kryesor në dekadat në vijim do të jetë migracioni, i cili sipas Entit varet nga zhvillimi ekonomik dhe ligjet e tij adekuate. Varësisht nga gjendja konjunkturale dhe ligjvënia, edhe popullsia mund të rritet në mënyrë të ndryshme.

Mbi 80 përqind e rritjes së popullatës shpjegohet me tepricat e prurjeve nga emigracioni, e citon NZZ kumtesën e Entit. Ky nga ana e tij ndikon në mënyrë indirekte në lindjet e shumta, pasi po rritet numri i grave në moshë lindjeje dhe kështu edhe ai i lindjeve.

Skenarë «të lartë» dhe të «ulët»

Sipas skenarit të «lartë», ku do të kishte një bilanc të lartë emigracioni, një rritje të lindshmërisë dhe një jetëgjatësi në rritje – sipas kumtesës për media, popullata do të rritej më fort dhe deri në vitin 2045 ajo do t’i arrinte 11 milionët.

Sipas skenarit të «ulët», me një bilanc më të vogël emigracioni, një lindshmëri sikurse është tani dhe me një jetëgjatësi që rritet ngadalë – popullata do të rritej më ngadalë. Popullsia e rregullt në Zvicër, sipas këtij skenari, në vitin 2045 do të numërojë 9,4 milon njerëz.

Plakje e dukshme

Sipas të gjithë skenarëve një është njëlloj – plakja e popullatës: Numri i atyre 0 deri 19 vjeç dhe 20 der 64 vjeç, sipas kumtesës do të rritet lehtë. Numri i personave nën 20 vjeç ndërmjet viteve 2014 dhe 2045 do të shkojë nga 1,7 në 1,9 milion, që i bie një rritje prej 14 për qind. Kategoria e atyre 20 der 64 vjeç do të rritet për 9 për qind, nga 5,1 në 5,6 milion. Te personat nga 65 vjeç e sipër do të ketë një rritje të fortë prej 84 për qind, pasi nga 2020-ta deri në 2035-tën gjeneratat e «Babyboom»-it do ta arrijnë moshën e pensionit.

Rritja e fortë e personave nga mosha 54 vjeçare në 30 vitet e ardhshme, sipas Entit Federal për Statistika, nuk shpjegohet vetëm me numrin e madh të njerëzve që arrijnë moshën e pensionit, por edhe me jetëgjatësinë. Sipas të ashtuquajturit skenar referencial, Zvicra në vitin 2045 do të ketë 2,7 milionë veta mbi 55 vjeç. Në fund të 2014-tës ishin 1,5 milion. ks

Foto: Kujtim SHABANINë 30 vjetët në vazhdim, popullata e Zvicrës, përveç se do të rritet, ajo do të plaket dukshëm – raporton NZZ.

Foto: Kujtim SHABANI