«Zvicra – mbështetësi më i madh i Kosovës në aspektin e investimeve»

INTERVISTË ME KRYETAREN E GJAKOVËS, MIMOZA KUSARI – LILA

Mimoza Kusari – Lila nuk mungon nëpër aktivitetet e rëndësishme që mbahen kudo në Diasporë. Ajo flet për punën e saj dhe çështje të mërgatës, e cila vetëm në Zvicër thuhet se peshon jo më pak se mbi 250’000 shqiptarë të të gjitha trevave shqiptare.

Intervistoi Dashnim HEBIBI

Zonja Kusari, si kryetare e Gjakovës, a mund të na thoni se ku ishte dje dhe ku është sot Gjakova?

Gjakova qysh nga koha e pasluftës ishte një vend që përballej me një gjendje shumë të rëndë ekonomike. Gjatë qeverisjes së kaluar këto probleme kanë qenë edhe më të theksuara, pasi ndër të tjera, ne si qeverisje e re lokale, kemi trashëguar shumë të tilla, si: borxhet e të shumta në vlerë mbi gjashtë milionë euro, mosevidentimi i pronave komunale, projekte të nisura pa mbulesë financiare, terri informativ dhe mostransparenca e trashëguar. Gjakova sot, është duke u rikthyer në hapa të parë të një qeverisje të mirëfilltë. Gjatë këtij viti ne kemi arritur t’i identifikojmë dhe t’i regjistrojmë asetet e Komunës, ndërhyrjet tona kanë ndikuar që tash Komuna të ketë në evidencë në të gjitha banesat komunale, evidentimin e borxheve, transparencën e ngritur dhe kemi filluar me hapat e parë të krijimit të zonës së lirë ekonomike, e cila është një mundësi shumë e mirë për t’i tërhequr investitorët. Gjakova sot ka shumë interesim nga investitorët e huaj dhe punësimi është njëri nga objektivat dhe motivet thelbësore për një zhvillim të gjithëmbarshëm ekonomik. Rezultatet kanë filluar të jenë të dukshme për krijimin e vendeve të reja të punës, me dy nënshkrimet konkrete të kontratave me kompaninë suedeze dhe atë amerikane.

Mërgata shqiptare gjithandej është potencial i fortë. Sa po ndikon ajo në zhvillimin ekonomik të Gjakovës?

Diaspora kosovare, jo vetëm në komunën e Gjakovës, por edhe në tërë Kosovën është si shtytës dhe bartës i shumë investimeve për realizimin e projekteve, qoftë në infrastrukturë, por edhe në projekte të zhvillimit ekonomik. Nëpërmjet kapitalit financiar apo remitencave që hyjnë në Kosovë nga Diaspora ndikohet në mënyrë inderekte në zbutjen e varfërisë dhe në stimulimin e zhvillimit ekonomik. Megjithatë, ia vlen të ceket që shumica e këtyre remitencave shfrytëzohen për mirëqenie, ndërsa një pjesë e vogël e tyre kalon në investime tjera. Kjo është si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomikë të qytetarëve, meqë si burim të vetëm të të hyrave kanë qenë remitencat. Gjithsesi, edhe pse numri i remitencave viteve të fundit ka rënë, unë uroj që në vitet në vazhdim këto remitenca të përdoren më shumë në investime biznesore. Në këtë mënyrë do të rritet qarkullimi i parasë brenda vendit, do të ngrihet niveli i mirëqenies, do të rritet punësimi dhe familjet që dikur vareshin nga remitencat për të mbijetuar, të krijojnë të hyra vetjake nëpërmjet investimeve të këtyre remitencave.

Nëse një mërgimtar gjakovar dëshiron të investojë në Gjakovë, ka ndonjë lehtësim, nëse po – cili është ai?

Komuna e Gjakovës tashmë është bërë një vend i sigurt për investitorët e jashtëm, duke përfshirë këtu edhe bashkëvendësit tanë që jetojnë në Perëndim. Komuna gjatë vitit të kaluar ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm në aspektin e lehtësirave për investitorët. Tashmë është botuar libri «Invest in Gjakova», në të cilin përshkruhen të gjitha potencialet, përparësitë dhe lehtësirat për investitorët në Komunën e Gjakovës. Disa prej lehtësirave kryesore që u ofrohen investitorëve janë: zona e lirë ekonomike (ku përfshihen lirimet doganore), parku industrial (që ofron infrastrukturën adekuate për bizneset), lehtësirat fiskale, lehtësirat administrative (regjistrimi i biznesit bëhet brenda ditës dhe është pa pagesë), nëpërmjet procedurave ligjore Komuna angazhohet edhe në ofrimin e hapësirës së paluajtshme për ta zhvilluar biznesin.

Kur do të hyjë në funksion Aeroporti i Gjakovës për udhëtarë?

Aeroporti i Gjakovës nga Qeveria italiane, e cila kishte investuar në këtë aeroport, vitin që e lamë pas ka kaluar nën menaxhimin e Qeverisë së Kosovës. Aeroporti është nën procedurat fillestare për funksionalizim, ku fillimisht kërkohet që të bëhet partneriteti publiko-privat (me konsesion) dhe pastaj të vazhdohet me procedurat tjera ligjore për futjen në funksion që është paraparë për trajnime për pilotë dhe transport të mallrave kargo. Qeveria e Kosovës e ka bërë publike shpalljen për themelimin e Bordit të Aeroportit, i cili më tutje do t’i shtyjë procedurat për funksionalizimin e plotë të tij.

A do të kandidojë zonja Kusari për lidere të AKR-së?

Po mendoj se do të inkuadrohem në sfidën për ta marrë drejtimin e udhëheqjes së partisë.

A është gjenerata e tretë një potencial për Gjakovën?

Diaspora shqiptare, posaçërisht ajo në Zvicër, me gjeneratën e tretë dita-ditës po shndërrohet në një faktor shumë të rëndësishëm. Kemi gjashtë-shtatë lojtarë që e përfaqësojnë Kombëtaren zvicerane në futboll.

Ekziston rreziku që gjenerata e tretë të mos ketë të bëjë më me remitencat për Kosovën?

Është e kuptueshme që remitencat përbëjnë një prej të hyrave kryesore në Buxhetin e Kosovës dhe deri më tani kjo e ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës. Mirëpo, në një formë apo tjetrën kjo ka ndikuar edhe në stilin e jetës së qytetarëve të Kosovës, të cilët pjesën më të madhe të remitencave e kanë shfrytëzuar vetëm për konsum, gjë që ka bërë të ndihen të sigurt, pa ndërmarrë hapa tjerë për krijimin e të hyrave vetjake. Megjithatë, gjenerata e tretë besoj që po vetëdijesohet më shumë në aspektin që shpreson që këto remitenca të dërguara nga puna e tyre të futen në përdorim dhe të pavarësohen nga bashkatdhetarët. Një fjalë e urtë thotë: Nëse më jep të ha një peshk, më ke shpëtuar për sot; nëse më mëson se si ta zë një peshk, do të mbijetoj vetë!

A ka ndonjë strategji Komuna e Gjakovës për ta joshur gjeneratën e tretë që të vijë më shpesh dhe t’i kalojë pushimet në Gjakovë?

Komuna është duke punuar sidomos në krijimin e një ambienti sa më atraktiv për bashkatdhetarët dhe në veçanti për të rinjtë që ta shohin Gjakovën si destinacion për pushime. Në vitin 2014, ne e kemi themeluar Zyrën për Turizëm, e cila është duke bërë planifikimet për zhvillimin e turizmit, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e aktiviteteve tjera kulturore. Ndër të tjera janë planet për eco-zonën (zonën në kufi me Shqipërinë), në të cilën planifikojmë të zhvillojmë kultura bujqësore dhe t’i rritim kapacitetet për kultivimin e frutave të thata në atë zonë. Po ashtu, në kuadër të turizmit po planifikojmë të bëjmë edhe fshatin turistik në Goden.

Si po zhvillohet projekti «Gjakova Basel»?

Projekti «Gjakova Basel» po forcon çdo ditë e më shumë lidhjet dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre. Aktiviteti i fundit që është bërë në kuadër të këtij projekti është edhe takimi dyditor në Basel për perspektivat e bashkëpunimit Kosovë-Zvicër, që është si vazhdimësi e bashkëpunimit dhe vizitave të ndërsjella ndërmjet Gjakovës dhe Baselit. Gjatë këtyre dy ditëve janë mbajtur takime të shumta ndërmjet komunitetit të biznesit nga Kosova dhe Zvicra. Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i përvojave dhe ofrimi i mundësive ndërmjet përfaqësuesve kosovarë, bashkatdhetarëve kosovarë që jetojnë në Zvicër dhe përfaqësuesve, apo investitorëve zviceranë. Ky organizim paraqet një nga format më të mira të bashkëpunimit për promovimin e Kosovës nëpërmjet të rinjve, arsimit, kulturës, turizmit dhe sportit. Po ashtu, pjesëmarrja e shumë agjencive dhe sipërmarrësve kosovarë në fushën e IT-së dhe shërbimeve tregon për potencialet e mëdha që ka Kosova për klientët zviceranë.

Keni bashkëpunim edhe me Qeverinë e Zvicrës, e cila ka ndihmuar me disa projekte në Gjakovë. A mund të na njoftoni më hollësisht për këtë?

Qeveria e Zvicrës është angazhuar në shumë fusha në Kosovë dhe mbetet mbështetësi më i madh i Kosovës në aspektin e investimeve, në veçanti në sistemin e furnizimit me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza. Zvicra po ashtu është duke u angazhuar edhe në sektorin privat dhe investimet e huaja nga ky vend janë gjithmonë në rritje. Qasja në ujë të pijshëm është një prej të drejtave themelore të njeriut, e kjo ka qenë një prej objektivave kryesore të Komunës së Gjakovës për mbulimin e tërësishëm të qasjes në ujë të pijes për gjithë rajonin e Gjakovës. Krijimi i rrjetit me ujë të pijes do t’i përfshijë fshatrat e Rekes së Keqe, rajonit të Dushkajës, Rekës së Mirë dhe Lugut të Carragojës. Gjithsej janë 42 fshatra. Po ashtu, projekti për trajtimin e ujërave të zeza e ka një rëndësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve dhe njëkohësisht ka ndikim edhe në zhvillimin ekonomik. Ky projekt do të jetë një bashkëfinancim i Qeverisë zvicerane me tetë milionë euro dhe gjashtë milionë euro donacion nga Qeveria gjermane, ndërsa Komuna e Gjakovës do t’i marrë përsipër shpronësimet e nevojshme. Bashkëpunimi me Qeverinë e Zvicrës ka qenë gjithmonë i ngushtë dhe po forcohet çdo ditë e më shumë si pasojë edhe e numrit të madh të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Zvicër.

Vend në programin tuaj zë hapja e vendeve të punës, sidomos për të rinjtë, të cilët largohen nga komuna e Gjakovës. Çfarë keni bërë deri më tash dhe sa të rinj janë punësuar?

Hapja e vendeve të reja të punës është prioritet për Komunën, me gjithë sfidat e shumta me të cilat përballemi, jemi përpjekur dhe po përpiqemi në vazhdimësi që të krijojmë vende të reja të punës në sektorin privat. Në fund të viti të kaluar ne i kemi nënshkruar dy kontrata të rëndësishme me dy kompani të njohura suedeze «Trox» dhe Amerikane «Blue Stone». Këto dy kompani vetëm kanë filluar me pranimin e dokumentacioneve për punësim, dhe besoj që brenda muajit të ardhshëm do ta fillojnë punën, ku do të punësohen mbi 100 punëtorë.

Zonja Kusari, cili do të ishte mesazhi juaj për mërgimtarët?

Bashkëqytetarët tanë të cilët me mund dhe përpjekje e kanë krijuar kapitalin e tyre janë të mirëseardhur për të investuar në komunën e tyre. Ne si institucion jemi të obliguar t’ua krijojmë mundësitë dhe ta ofrojmë potencialin tonë. Mërgimtarët janë të mirëseardhur në vendin e tyre. Gjakova ka nevojë për ta dhe duket shumë më e bukur e më e gjallë!INTERVISTË ME KRYETAREN E GJAKOVËS, MIMOZA KUSARI – LILA

Bashkëqytetarët tanë të cilët me mund dhe përpjekje e kanë krijuar kapitalin e tyre janë të mirëseardhur për të investuar në komunën e tyre. Ne si institucion jemi të obliguar t’ua krijojmë mundësitë dhe ta ofrojmë potencialin tonë. Mërgimtarët janë të mirëseardhur në vendin e tyre. Gjakova ka nevojë për ta dhe duket shumë më e bukur e më e gjallë!