Zvicra është «vendi më i mirë në botë»

Në një studim amerikan Zvicra e zë vendin e parë për sa i përket cilësisë së jetesës, stabilitetit politik dhe ekonomisë.

Luzern, 2016. Foto: BAHDANOVICH ALENA / Shutterstock.



Sipas një studimi amerikan, pra, Zvicra ndërkombëtarisht perceptohet si «vendi më i mirë në botë». Në këtë vlerësim shpiejnë sidomos cilësia e jetesës në vend, mundësitë e ushtrimit të ndikimit demokratik si dhe hapja ekonomike.

Vendin e dytë në këtë rangim e zë Kanadaja, pastaj vjen Britania e Madhe, pasojnë Gjermania dhe Japonia. Studimi i prezentuar të martën është hartuar nga shtëpia mediatike U.S. News, bashkë me ndërmarrjen konsullore Y&R’s BAV si dhe me shkollën e lartë ekonomike Wharton School e Universitetin e Pensilvanisë.

Për studimin janë intervistuar 21’000 veta në të gjithë botën. Ata e kanë dhënë mendimin e tyre për vende lidhur me kategori të ndryshme, si cilësia e jetesës, pushteti, ndërmarrja, apo mundësitë e ndikimit politik. Në vështrim të të gjitha vendeve, Zvica i kap vlerat më të larta, transmeton Tages Anzeiger. ks