Zvicra e vitit 2017 me shifra

Sa pagoi një turist kinez për një gotë uiski në qytetin turistik zviceran St. Moritz? Sa armë të ushtrisë humbën? Pse ende nuk është zhdukur fruthi në Zvicër?




5000
17 janar – Për të garantuar sigurinë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos ministria e Mbrojtjes e Zvicrës vuri në dispozicion 5000 ushtarë. Numri i pjesëmarrësve ishte përgjysmë më pak.

69
27 janar – Sipas të dhënave të ushtrisë në vitin 2016 kanë humbur përgjithmonë apo përkohësisht 69 armë të ushtrisë. Shumica e tyre janë vjedhur. Mes viteve 1969 dhe 2015 humbën 5155 armë. Vetëm 317 prej tyre u «shfaqën» sërish.

87
27 shkurt – Qeveria zvicerane qe e detyruar të pranojë se ka dështuar strategjia e saj për zhdukjen e fruthit. Përqindja e vaksinimit kundër fruthit në Zvicër është 87 për qind – dhe kësisoj nën 95 për qind sa e parasheh Organizata Botërore e Shëndetësisë si cak për zhdukjen e fruthit.

4,6
7 mars – Zvicra qendrore preket nga një tërmet prej 4,6 ballësh.

40
30 prill – Alpinisti zviceran Ueli Steck, i njohur edhe si «Swiss Machine», humbi jetën gjatë përgatitjeve për t’u ngjitur në Mount Everest përmes një shtegu të ri. Steck ishte 40 vjeçar.

3
11 maj – Për çdo ditë në Zvicër zhduken nga tri ekonomi bujqësore. Ndërsa bujqësia dhe blegtoria tradicionale zhduken për çdo ditë nga pak, në Zvicër po lulëzon prodhimi i bio-produkteve.

800’000
8 qershor – Gati 800’000 të rritur në Zvicër, pra rreth 14 për qind e popullsisë në moshë të aftë për punë, nuk dinë të lexojnë dhe shkruajnë si duhet, domethënë janë «analfabetë funksionalë».

61
11 korrik – Çmimet e artikujve ushqimorë, rrobave dhe hoteleve në Zvicër janë 61 për qind më të larta se në vendet e BE-së. Nuk është befasi që shumë zviceranë jo vetëm gjatë fundjavës shkojnë në vendet fqinje për të blerë sidomos artikuj ushqimorë.

9999
2 gusht – Një turist kureshtar dhe, me gjasë, shumë i pasur nga Kina pagoi në një hotel ekskluziv në St. Moritz 9999 franga për një gotë uiski Macallan nga viti 1878. Tre muaj më vonë u konstatua se uiski ishte distiluar tek në vitin 1970. Kinezi u zhdëmtua.

4’000’000
23 gusht – Katër milionë metër kubik gurë e zhavorr rrëshqitën në fshatin e vogël Bondo në kantonin Graubünden afër kufirit me Italinë. Tetë bjeshkatarë vdiqën.

0,0019
5 shtator – Currywurst, një suxhuk tradicional në botën zvicerane (dhe gjermane), mbërrin në botën digjitale. Një lokal në Bernë shet një Currywurst për 0,0019 bitcoin.

500
31 tetor – Para 500 vitesh Martin Lutheri gozhdoi në derën e Kishës së Wittenbergut 95 tezat e tij dhe kështu nxiti reformacionin protestant në Gjermani. Kjo lëvizje pati ndikim të madh edhe në Zvicër.

40
30 nëntor – Në krahasim me vitin 2016 zviceranët kanë pirë 40 gota më pak verë. Edhe konsumimi i birrës ka rënë.

408’000’000’000
1 dhjetor – Vitin e kaluar në Zvicër janë kryer 9,2 miliardë orë punë pa pagesë. Nëse njerëzit do të paguheshin për këtë, ata do të kushtonin 408 miliardë franga. 61,3 për qind e punës së papaguar kryhet nga gratë. Bëhet fjalë kryesisht për punë shtëpiake, përkujdesje dhe punë vullnetare.

[Shumica e të dhënave nga swissinfo.ch]