Zvicra – e gjashta për investime të brendshme, e shtata për investime të jashtme në botë

Investimet e jashtme më 2015 përjetuan hovin më të madh që nga kriza fianciare.

Foto: Vintage Tone / Shutterstock.com

Zvicra më 2015 zinte vendin e gjashtë për investime nga jashtë, duke u përmirësuar për 32 vende. Kurse si investitor i jashtëm ajo zë vendin e shtatë, duke shënuar një përparim prej 146 vendesh. Ndërsa në majë të të dyja kategorive qëndrojnë SHBA-të. Investimet e jashtme vitin e kaluar, të gjitha vendet së bashku, shkonin në 1’760 miliardë dollarë, e transmeton Tages Anzeiger raportin e investimeve të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD), që i bie një rritje prej 40 për qind.

Sekretari i përgjithshëm i Konferencës e vlerëson këtë si një shenjë të zhvillit të vazhdueshëm të investimeve nga jashtë dhe kritikon se në çdo vend ka ligje që e zvogëlojnë vëllimin e investimeve apo disponimin e një ndërmarrjeje. Ai sheh pak lehtësime për investimet nga ajashtë, megjithëse 85 për qind e ndyshimeve ligjore vitin e kalaur kanë qenë në favor të investitorëve. Njëkohësisht po rritet numri i negociimeve kontraktuale, mirëpo shumë vende nuk përpiqen për lehtësime të investimeve.

Vitin e kaluar, numri i fuzionimeve dhe akuizave është rritur për 300 miliardë dollarë, duke shkuar në 720, që me 50 për qind e përbëjnë pjesën kryesore të investimeve të huaja. Në SHBA kanë rrjedhur 380 miliardë dollarë investime, ndërkohë që një vit më parë ishin 107 miliardë. Në vendin e dytë vjen Hongkongu, në të tretin Kina, e cila vitin e kaluar e zinte vendin e parë. Me 69 miliardë dollarë investime nga jashtë Zvicra vjen në vendin e shtatë, ndërkohë që më 2014 ishin vetëm 7 miliardë dollarë investime nga jashtë.

Pas pesë vite investimesh në vendet në zhvillim, më 2015 ato u orientuan në vendet e industrializuara. Ato praktikisht u dyfishuan dhe arritën shumën e 962 miliardë dollarëve. Duke përjashtuar ndërmarrjet që për shkak të klimës tatimore e ndërruan rezidencën, rezultoi një rritje prej 15 për qind. Ndonëse nuk kanë dalur duarbosh edhe vendet në zhvillim; investimet në këto vende kanë shënuar një rritje prej 9 për qind, që i bie më shumë se 760 miliardë dollarë. Sidomos për shkak të Azisë, ndërsa janë zvigëluar rrjedhjet në Afrkë, Amerikën Latine dhe në Karibik. Megjithatë nga dhjetë vendet me investime më të mëdha pesë janë vende në zhvillim.

Më tepër se 40 për qind e ndërmarrjeve investuese botërore kanë më shumë nacionalitete. SHBA-të kanë invetuar 300 miliardë dollarë jashtë, ndërkohë që më 2014 ishin 317 miliardë dollarë. Kjo shumë para së gjithash ka shkuar në Kinë dhe Japoni. Ndërkohë firmat zviceranë kanë investuar 70 miliardë dollarë në vende të jashtme. Pas tre vitesh rënie janë rritur investimet e vendeve të industrializuara jashtë për më shumë se 30 për qind, duke shkuar në 1’100 miliardë dollarë. Dhe hisen më të madhe me 580 miliardë dollarë e përbëjnë vendet e Europës. Si kundërpërgjigje kanë rënë investimet në shumicën e vendeve në zhvillim. Dhe, përgjegjëse për këtë janë rënia e çmimeve të lëndëve të para dhe ndikimet monetare si dhe faktorët politikë.

Pas një rekordi në vitin 2013 kanë rënë edhe investimet në fushen financiare të ofshorëve. Është shënuar gjithashtu një rekord prej 70 kontestesh ndërmjet shteteve dhe investitorëve. Më 2016 pritet që për shkak të tensioneve regjionale investimet të bien për 10 deri 15 për qind. Ndër sa më 2017 UNCTAD-i llogarit përsëri me rritje të investimeve. ks