Zvicra e eksporton «King of Prezels»

Administratori i kiosqeve zvicerane, Valora, planifikon një ekspansion në vendet tjera të të ashtuquajturit «Mbret i Bretzel»-ve. Njëherë për njëherë në vendet fqinje, pastaj ndoshta edhe në SHBA. Ai do ta zgjerojë spektrin e shërbimeve edhe me kredi konsumi, transmeton Tages Anzeieger.

Koncerni Valora dëshiron të zgjerohet jashta Zvicrës me produktin ushqimor nga fura – Bretzelkönig. Biznesi në me Bretzel në Vjenë po shkon shumë mirë, ka njoftuar drejtori i koncernit. Është duke u menduar edhe kalimi në tregun amerikan. Për këtë në fillim marka është regjistruar. Këtë vit do të hapen filialet e para në Francë. Pas një faze testuese, planifikohet hapja e 50 përfaqësive nëpër Europë. Në Gjermani administratori më i madh i kiosqeve zvicerane do të fillojë me lancimin e këndit të kafesë «Spettacolo».

Në 2014-tën Valora ka shënuar një ekspansion në Zvicrën franceze. Momentalisht ai ka 38 filiale të Bretzelkönig-ut dhe 42 të Spettacolo. Koncerni planifikon një shtrirje më të mirë edhe në vet Zvicrën, sidomos në stacionet e trenit. Ai është duke negociuar me ndërmarrjen e hekurudhave dhe stacioneve SBB për vendshitje nëpër perrone. Zinxhirin e Bretzelkönig-ut, në fakt, Valora e ka blerë vetëm para tre viteve. Ndërsa tani po planifikon ta zgjerojë spektrin e shërbimeve edhe me kredi konsumi onlajn nga 1’000 deri 80’000 franga, me një shkallë interesi vjetor prej 8,9 për qind. Këtë shërbim do ta mbulojë ndërmarrja e themeluar rishtazi «bob Finance». Parner financiar e ka Glarner Kantonalbank. ks