Zvicra drejt nacionalizmit?




Kryetari i Partisë Socialdemokratike, SP, të Zvicrës, Christian Levrat, i druhet rrëshqitjes së Zvicrës në drejtim të një «nacionalizmi fanatik». Ai vëren që FDP-ja po u ngjan gjithnjë e më shumë konservativëve. Duhet shmangur një shumicë e djethtë në Qeveri.

FDP-ja po e braktis gjithnjë e më shumë filozofinë e saj liberale dhe këron lidhje me SVP-në. «Kështu nuk shoh ndonjë legjitimim të një shumice FDP dhe SVP», e citon Tages Anzeiger z. Levart, duke iu referuar gazetave «SonntagsBlick» dhe «Le Matin dimanche». Ai dëshiron të shmangë një gjë të tillë.

Z. Christian Levrat e preokupon zhvillimi nga një patriotizëm i shëndoshë në një nacionalizëm fanatik në Zvicër. Politikanë janë kanosur për jetën nga ‹njerëz të etabluar›. Kja ka dimenzionin e sulmeve ndaj të huajve. «Ndaj francezëve në Romandie thuhen gjëra, të cilat nuk janë ndëgjuar në Zvicër prej dekadash», citohet Levrat.

Tani duhet nxjerrë mësim nga Iniciativa e Migracionit (Zuwanderungsinitiative) dhe duhet përqëndruar në aftësimin e fuqisë punëtore ekzistuese. Ndërmjet këtij pozicioni dhe qëndrimit të vetëkënaqur që Zvicra i bën gjërat gjithmonë më mirë, ka një dallim të madh. Gjithmonë sipas Levrat.

Për atë është e qartë që Iniciativa e SVP-së nuk mund të implementohet tekstualisht. «Kundër zatimit të saj do të ndërmarrim referendum», citohet ai. Populli mund të vendosë pastaj nëse do një zbatim politiko-ekonomik apo do t’u qëndrojë kontingjenteve dhe me këtë do t’i rrezikojë bilateralet. / ksKryetari i Partisë Socialdemokratike, SP, të Zvicrës, Christian Levrat, i druhet rrëshqitjes së Zvicrës në drejtim të një «nacionalizmi fanatik». Ai vëren që FDP-ja po u ngjan gjithnjë e më shumë konservativëve. Duhet shmangur një shumicë e djethtë në Qeveri.

FDP-ja po e braktis gjithnjë e më shumë filozofinë e saj liberale dhe këron lidhje me SVP-në. «Kështu nuk shoh ndonjë legjitimim të një shumice FDP dhe SVP», e citon Tages Anzeiger z. Levart, duke iu referuar gazetave «SonntagsBlick» dhe «Le Matin dimanche». Ai dëshiron të shmangë një gjë të tillë.

Z. Christian Levrat e preokupon zhvillimi nga një patriotizëm i shëndoshë në një nacionalizëm fanatik në Zvicër. Politikanë janë kanosur për jetën nga ‹njerëz të etabluar›. Kja ka dimenzionin e sulmeve ndaj të huajve. «Ndaj francezëve në Romandie thuhen gjëra, të cilat nuk janë ndëgjuar në Zvicër prej dekadash», citohet Levrat.

Tani duhet nxjerrë mësim nga Iniciativa e Migracionit (Zuwanderungsinitiative) dhe duhet përqëndruar në aftësimin e fuqisë punëtore ekzistuese. Ndërmjet këtij pozicioni dhe qëndrimit të vetëkënaqur që Zvicra i bën gjërat gjithmonë më mirë, ka një dallim të madh. Gjithmonë sipas Levrat.

Për atë është e qartë që Iniciativa e SVP-së nuk mund të implementohet tekstualisht. «Kundër zatimit të saj do të ndërmarrim referendum», citohet ai. Populli mund të vendosë pastaj nëse do një zbatim politiko-ekonomik apo do t’u qëndrojë kontingjenteve dhe me këtë do t’i rrezikojë bilateralet. / ks