Zvicra do t’i eksportojë të burgosurit




Autoritetet zvicerane dëshirojnë të bashkëpunojnë ngushtë me vendet fqinje në lidhje me të burgosurit. Për t’i lehtësuar burgjet e saja, të dënuarit në Zvicër do të mund ta vuanin dënimin në vendet fqinje.

Federata duhet të sqarojë kushtet juridike, si të burgosurit në Zvicër të mund ta vuajnë dënimin jashtë saj. Para së gjithash, për një zgjidhje të tillë janë të interesuar kantonet frankofone, me qëllim që t’i lirojnë burgjet e stërngarkuara. Kështu njofton Tages Anzeiger, duke u thirrur në Agjensinë Zvicerane të Lajmeve.

Për këtë çështje është dashur të votohet në Konferencën Kantonale të Drejtorëve Policorë dhe Juridik. Kërkesa ka kaluar me një diferencë të vogël votash, njofton media. Vendimi është marrë në vjeshtë.

Vendet të cilat do të kontraktohen për këtë çështje janë Gjermania dhe Franca. Ndonjë kërkesë për vende të tjera nuk është shtruar ende. Një afat për këtë çështje nuk ka. Ndërkaq ngritja e burgjeve të reja në Zvicër do të kishte një kosto të lartë dhe, para së gjithash, një gjë e tillë do të merrte shumë kohë. / ksAutoritetet zvicerane dëshirojnë të bashkëpunojnë ngushtë me vendet fqinje në lidhje me të burgosurit. Për t’i lehtësuar burgjet e saja, të dënuarit në Zvicër do të mund ta vuanin dënimin në vendet fqinje.

Federata duhet të sqarojë kushtet juridike, si të burgosurit në Zvicër të mund ta vuajnë dënimin jashtë saj. Para së gjithash, për një zgjidhje të tillë janë të interesuar kantonet frankofone, me qëllim që t’i lirojnë burgjet e stërngarkuara. Kështu njofton Tages Anzeiger, duke u thirrur në Agjensinë Zvicerane të Lajmeve.

Për këtë çështje është dashur të votohet në Konferencën Kantonale të Drejtorëve Policorë dhe Juridik. Kërkesa ka kaluar me një diferencë të vogël votash, njofton media. Vendimi është marrë në vjeshtë.

Vendet të cilat do të kontraktohen për këtë çështje janë Gjermania dhe Franca. Ndonjë kërkesë për vende të tjera nuk është shtruar ende. Një afat për këtë çështje nuk ka. Ndërkaq ngritja e burgjeve të reja në Zvicër do të kishte një kosto të lartë dhe, para së gjithash, një gjë e tillë do të merrte shumë kohë. / ks