Zvicra dëshiron të negociojë migrimin me UE-në

Pas refuzimit të EU-së për rinegociim të Marrëveshjes për Lëvizje të Lirë, Zvicra duhet të mendojë për zgjidhje të tjera.

Si rrjedhojë e Po-së së iniciativës për migrim të SVP-së, Qeveria Zvicerane kishte depzituar në Bruksel një kërkesë për përshtatjen e Marrëveshjes për Lëvizje të Lirë. Me 25 korrik, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Zvicrës ka mbëritur  refuzimi i Unionit Evropian.

Zvicra ka kërkuar një pasus mbi politikën e migracionit në Marrëveshjen Kornizë, e citon Tages Anzeiger Kryeministrin Burkhalter, nga një intervistë për ditoren «Le Temps». Kjo paketë, sipas tij, duhet të jetë e ekuilibruar dhe e pranueshme për të dyja palët.

Ai mendon se përgjigja e Catherine Ashton megjithatë lejon një zgjidhje. Në rast të mosgjetjes së një konsensusi, Zvicra duhet t’ja bëjë të qartë Brukselit që migracioni për Zvicrën është prioritar.

Gjatë negociimit të të Marrëveshjes Kornizë, UE, ndër të tjera, kishte bërë të qartë që në rast të ndonjë kontesti me një gjykatë zvicerane ta kontaktojë Gjykatën e UE-së, si instanca më e lartë juridike. Sipas kësaj vetëm kjo gjykatë është e autorizuar të interpretojë të drejtën e UE-së. Kjo domethënë më shumë siguri juridike për ndërmarrjet zvicerane. / ks