«Zvicerani hedh gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës»

Në Kuvendin e Kosovës përsëri po luhen skena kaotike. Në qendër të incidentit qëndron një qytetar i Schaffhausen-it.




«Zvicerani hedh gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës», ky është titulli i raportit të medies zvicerane Tages Anzeiger për incidentin e ri me gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës. Sot, të enjten, deputetë të opozitës kanë hedhur përsëri gaz lotsjellës në Kuvend, edhe atë përpara se të fillonte seanca. Është rasti i dytë që ndodh një gjë e tillë brenda një kohe të shkurtër, vërenë media zvicerane. Protesta e opozitës drejtohet kundër të drejtave shtesë për pakicën serbe në vend, thuhet më tej në raporti. Komunat serbë në Kosovë kanë të drejtë të themelojnë një asociacion të komunave të tyre.

Njërën prej dy petardave që janë hedhur sot në Parlamentin e Kosovës i ka ndezur deputeti me emrin fatom Topalli, nënvizon artikulli. Deputeti i Vetvendosjes për mediat shqiptare ka deklaruar se kjo ka qenë detyra e tij. Por nuk ka qenë ai që i ka kontrabanduar petardat në sallën e Kuvendit.

largea_faton-topalli1375107314
Faton Topalli

Faton Topalli – sqaron media – ka shtetësi të dyfishtë: kosovare dhe zvicerane. 52-vjeçari në Zvicër ka ardhur në vitet e ’80-ta dhe banon në Dörflingen të kantonit Schaffhausen. Topalli, thuhet në raport, është shumë i njohur dhe i lidhur me politikën e Schaffhausen-it. Përfaqësuesit e Listës Alternative e kanë ndihmuar atë gjatë fushatës së zgjedhjeve në Kosovë. Katër anëtarë të saj, në vitin 2013 kanë shpërndarë afishe për Topallin në vendlindjen e tij, përfundon raporti. ks