Zviceranët shikojnë një orë e gjysmë televizor në ditë

Saktësisht, 131 minuta në ditë shohin mesatarisht zviceranët program televiziv në ditë. Kjo vlen për Zvicrën gjermane, italofonët qëndrojnë akoma më gjatë përpara televizorit.

Foto: Leszek Glasner / Shutterstock.com

Përgjithësisht vlen: zviceranët gjejnë kënaqësi në televizor. Qëndrimi përpara televizorit mund të shkojë deri në 3 orë. Prinë zvicera italiane me 182 minuta në ditë, që i bie 20 minuta më gjatë se në semestrin e vitit të kaluar. Gjermanofonët vijnë me 131 minuta ndjekje të programit televiziv në ditë. Të tretët vijnë zviceranët frankofonë me 153 minuta. Kështu i transmeton «20 Minuten» të dhënat e gjysmëvjetorit të parë të 2016-tës të institutit hulumtues Mediapulse.

Për më tepër, në krahasim me semestrat e mëparshëm është rritur edhe përhapja e shfrytëzimit të televizorit. Në Zvicrën gjermane atë e shfrytëzojnë 66,9 për qind e popullatës, në atë franceze 68,3 – kurse në atë italiane televizorin e ndjekin 77,8 për qind e qytetarëve.

Është rritur edhe shkalla e të ashtuquajturit ndjekje «Time-Shifting» të televizorit, çka nënkupton një funksion në videorekorder me të cilin një emision njëkohësisht mund të regjistrohet dhe transmetohet. Kështu një program mund të ndiqet duke u regjistruar. Kjo mundëson kalimin e publicitetit, apo ndërprerjen e transmetimit për shkak të ndonjë ndrërhyrjeje, si telefonata, dhe vazhdimi ku kishe ngelur.

20,1 përqind e 15 deri 29 vjeçarëve zviceranë gjermanofonë e kultivojnë këtë model të ndjekjes së televizionit. Në Zvicrën franceze kjo shifër shkon në 21,9 për qind. Nëse këtë formë të shfrytëzimit të televizionit e sheh te 3 vjeçarët e sipër – shifrat pothuajse nuk ndryshojnë në zonat e ndryshme gjuhësore të Zvicrës. Ato shkojnë ndërmjet 11,9 dhe 12,9 për qind.

Gjithsesi në Zvicrën gjermane më së shumti vazhdon të ndiqet kanali i parë publik (SRF 1) me 19,2 për qind, pastaj vjen kanali i dytë (SRF 2) me 10,6 për qind; të cilët pasohen nga RTL-i me 6 për qind dhe ZDF-i e ARD-ja me nga 5,2 për qind. ks