Zviceranët kanë më pak stres me emigrantët

Raporti midis të rinjve me dhe pa pasaportë zvicerane është bërë më harmoik. Këtë e thotë një studim. Ndërsa specialistët flasin për një integrim të sukseshëm.

Foto: Tomasz Bidermann / Shutterstock

Në listën e brengave të 16 deri 25-vjeçrëve domonojnë të huajt. Kriza e refugjatëve, imigrimi dhe liria e lëvizjes, sipas barometrit të të rinjëve, një studim i Credit Suissit, i preokupojnë ata më së shumti. Ndërkohë bashkëjetasa ndërmjet zviceranëve dhe të huajve është shtensionuar në krahasim me disa vite më parë. Mbi 30 për qind e të anketuarve e konsiderojnë ata si harmonike. Njëkohësisht është rritur edhe numri i atyre që mendojnë se bashkëjetesa do të përmirësohet akoma më shumë.

Ajo në fakt, për njërin prej drejtorëve të institutit GFS në Bernë bashkëjetesa nuk është fare pa tensione, por ajo në përditshmëri po funksionon gjithnjë e më mirë. Kjo shihet edhe në numrin e shokëve nga radhët e emigrantëve që kanë zviceranët. Dhe, si një motor i integrimit shërben shkolla. Një brengë po iu shkakton shumë të rinjve kriza e refugjatëve, por kjo nuk po e prek ende përditshmërinë e tyre.

Kryetarja e shoqatës së emigrantëve «Secondas Plus Zürich» shton se shumë nga të rinjtë zviceranë kanë vetë sfond emigracioni. Dhe vetëm për këtë fakt raporti është normalizuar më shumë. Sipas saj, një rol të rëndësishëm këtu luan Kombëtarja e futbollit me Xherdan Shaqirin dhe të tjerët. «Ata janë një pasqyrë e shoqërisë me të cilët identifikohen si zviceranët, ashtu edhe emigrantët», transmeton «20 MInuten».

Për një specialist tjetër të integrimit, çtensionimi i raportit ndërmjet vendasve dhe emigrantëve tregon që integrimi dikur i vështirë po ka sukses. Sipas tij, shqiptarët dhe turqit po participojnë në jetën shoqërore të Zvicrës. Shkalla e punësimit është e lartë, ata sot janë vetë mësues dhe i mbajnë shoqatat në këmbë. Ndërkohë shkollat dhe autoritetet kanë mësuar se çfarë duhet për një integrim të suksesshëm: struktura të qarta, informim, mësim i gjuhës, shkollim dhe punë.

Por, tabloja nuk është krejt optimiste. Kryetari i të rinjve të Partisë Popullore të Zvicrës është skeptik. Sipas tij, këto studime duhet të merren me rezervë. Edhe ai ka shokë emigratë, por njëkohësisht po sheh një ndarje të të huajve dhe zviceranëve. Ndërkohë azilkërkuesit nga Afrika janë akoma në procesin e azilit dhe nuk kanë kontakt me vendasit. Nëse ata nuk integrohen në tregun e punës dhe tatimpaguesit duhet të paguajnë për jetesën e tyre, atëherë disponimi mund të përmbyset shumë shpejt. Sipas tij, nëse i pyet të rinjtë se a do ta donin një Zvicër 10-milionëshe me trena të stërmbushur, zor se do ta miratonte ndonjëri. ks