Zviceranët kampionë në udhëtimin me tren

Zviceranet dhe zviceranët ngjiten mesatarisht 59 herë në vit në tren. Më shumë trenin e shfrytëzojnë vetëm japonezët.

Foto: Leonid Andronov / Shutterstock.com

Zvicra është kampione europiane në udhëtimin me tren. Më 2015 çdo zvicerane dhe zviceran ka udhëtuar mesatarisht 59 herë me tren. Më shumë se zviceranët trenin e shfrytëzojnë vetëm japonezët në botë. Mesatarja e tyre e udhëtimeve me tren vitin kaluar shkonte në 72 herë. Kështu e transmeton «20 Minuten» një vlerësim të statistikave të Federatës Ndërkombätare të Hekurudhave.

Pas Zvicrës, në vend të tretë, vjen Luksemburgu me 40 herë: Pastaj radhiten Danimarka me 34 herë, Austria me 29 herë, Britania e madhe me 26 herë dhe Gjermania me 25 herë. Në fund të listës vjen Suedia me mesatarisht 3 udhëtime me tren në vit, përkatësisht më 2015.

Por, zviceranët e zënë vendin e parë me kilometrat e kaluara me udhëtimet me tren. Me 2’277 kilometra të kaluara me tren për person, zviceranët prijnë përpara të gjithë të tjerëve. Në këtë këndvështrim japonezët e zënë vendin e dytë me 2’052 kilometra. Pastaj vijnë Austria me 1’357 kilometra, Franca me 1’057, Gjermania me 979 kilometra.

Pasagjerët zviceranë ua kanë kaluar prej vitesh konkurrentëve europianë me udhëtimet me tren. Sa u përket kilometrave të kaluara në udhëtimet me tren, ata e zënë vendin e parë që më 2014-tën. ks