Gjithnjë e më shumë zviceranë jetojnë vetëm

Kjo nuk ka qenë asnjëherë më parë kështu si sot. Për arsyet, privilegjet dhe disfavoret e kësaj mënyre të të jetuarit shkruan Neue Zürcher Zeitung.

1,3 milion njerëz në Zvicër llogariten se jetojnë vetëm në një banesë. Si asnjëherë më parë, vëren artikulli. Është forma më e përhapur e jetesës dhe rekordin për këtë e mban Bazeli me 48 për qind të të gjitha mëvisërive, kurse më së paku ka Apenzell-i me 30 për qind. Nuk dihet sa prej tyre që jetojnë vetëm nuk janë as të martuar as të fejuar… – si i thonë – single. Gazeta merr për ilustrim rastin e një 31 vjeçareje nga Bazeli, e cila jeton e vetme në një banesë dydhomëshe prej 60 metrash katrorë. Në 1980-të në Zvicër i binte mesatarisht 34 metra katror hapësirë banimi për kokë banori, kurse sot mesatarja shkon në 45 metra katrorë. Jashta ngushtë, mbrenda shlirë, por në shtëpi kurrë – kështu paraqitet në mënyrë të përmbledhur situata e atyre që jetojnë vetëm.

«Unë gatuaj rrallë vetëm për vete, të shumtën e herave ha jashtë», i thotë ajo gazetarit. Në shtëpi ajo gatuan vetëm kur thërret miq. Si profil qytetari ajo është sportive, interesohet për zhvillimet kulturore dhe është politikisht e shoqërisht e angazhuar. Ajo ka kryer studimet për farmaci dhe punon në një koncern të industrisë farmaceutike e cila shtrihet në Bazel. Dhe në repartin e saj është i vetmi person single. Nga mesi i shekullit të 20-të atë njerëzit do ta mëshironin, tani e kanë zili – thotë raporti. Autori e citon një sociolog, François Höpflinger: Në shoqëritë moderne jetesa në vetmi është një shenjë e një individualizimi të sforcuar dhe refuzimit të vlerave tradicionale. Sipas tij, këta tipa ngërthejnë vlera si liria, autonomia, vetpërmbushja. Në media ata pariqten ndryshe, vëren autori: Edhe pse vlejnë si të orientuar nga karriera dhe individualistë, ata perceptohen si vetanakë dhe të paaftë për lidhje. Sigurisht që ka vetmi te ata që jetojnë vetëm, por kjo nuk është e panjohur edhe për çiftet. Single-t zgjedhin me qëllim për të jetuar në lagje ku ka gjallëri – bare, restorane, klube ose shoqata.

Megjithatë ata që jetojnë vetëm janë të ndryshëm dhe kanë koncepte të ndryshme për jetën. Në vite të rinisë, gratë dhe burrat jetojnë me kënaqësi përkohësisht në një amvisëri; pastaj ekzistojnë të ashtuquajturit «Committed Singles», të cilët jetojnë me dëshirë dhe afatgjatë vetëm; një grup tjetër i atyre që jetojnë vetëm janë të ndarët ose vejanët. Edhe arsyet se përse këta njerëz jetojnë vetëm janë të ndryshme. Gjithsesi amvisëritë njëpersonëshe janë një fenomen i mirëqenies, thotë raporti. Së pari është zhvillimi i shpejtë ekonomik që e ka mundësuar fare një mënyrë të tillë jetese jashta bashkimeve tradicionale. Një sociolog tjetër, Ulrich Beck, këtë stil jetese e sheh edhe si një prodhim të individualizimit dhe të zhbërjes së strukturës klasike familjare. Ai përkujton që sot nëpër stadiume gjenë më shumë gra, ato janë të punësuara, të pavarura ekonomikisht dhe lindin vonë apo nuk bëjnë fare fëmijë.

Komuniteti i atyre që jetojnë vetëm kanë edhe grupin e vet të intersit: «Pro Single Schweiz». Kjo mënyrë e jetesës ka edhe çmimin e saj, thotë kryetarja e këtij sindikati: Ata kanë më shumë të dhëna – jo vetëm për banimin, rrymën dhe energjinë; por ata ngarkohen edhe me një barë më të lartë tatimore se sa çiftet ose familjet. Varësisht nga kantoni, ata paguajnë deri në tri herë më shumë se sa një familje me dy fëmijë. Edhe në sigurimet shoqërore ata derdhin kontribute më të larta solidariteti, në arkën pensionale dhe sigurimin e moshës. Për sociologët çështja e sigurimeve dhe tatimeve – si e tillë – nuk është rregulluar edhe aq ndershëm. Kurse bashkëbiseduesja e autorit të artikullit përveç disfavoreve tatimore ndihet e privilegjuar në mënyrën e jetesës së saj. ks