Zviceranët janë dhurues më të mëdhenj se të tjerët

7,2 milionë franga janë grumbulluar në aksionin e fundit të «Glückskette». Pothuajse të gjitha nga dhurues të vegjël.

Foto: Shutterstock



Në Ditën Kombëtare të Dhurimeve për refugjatët në Zvicër janë mbledhur 7,2 milionë franga. Kjo sidomos falë bujarisë së dhuruesve të vegjël, i trasmeton Tages Anzeiger organizatorët e aksionit, Shoqërinë e Radiofuzionit dhe radiot private të Zvicrës. Stadi i grumbullimeve i komunikuar menjëherë pas mesnate kishte qenë 7’172’061 franga. Nga fundi i gushtit, kur ishte shpallur aksioni, deri të hënën, një ditë para Ditës së Dhurimeve, ishin mbledhur 6 milionë franga.

Paratë kishin ardhur vazhdimisht nga të ashtuquajtur dhurues të vegjël, si persona të veçantë apo ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Më pakë solidarë ishin treguar ndërmarrjet e mëdha. Deri në fund të shtatorit llogaritet që shifra e dhurimeve të shkojë në 15 milionë franga. Sipas organizatorëve, kjo është jashtëzakonisht shumë për aksione grumbullimi për viktima të luftërave, zakonisht më shumë jehonë kanë rastet e katastrofave natyrore. Në këtë aksion, zviceranet dhe zviceranët janë treguar dhurues më të mëdhenj qytetarët evendeve të tjera, transmeton Tages Anzeiger.

Në Ditën e Dhurimeve, telefonatave të dhuruesve në studiot e Shoqërisë së Radiofuzionit Zviceran në Cyrih, Gjenevë, Chur dhe Lugano iu ishin përgjigjur mbi 300 refugjatë, ndër ta edhe figura publike. Mjetet e grumbulluara nga aksioni do t’iu dhurohen rrjeteve zvicerane që ndihmojnë refugjatët të cilët gjinden rrugës për në Europë. ks