Zviceranët i preferojnë bilateralet ndaj kontingjenteve të të huajve




Shumica e zviceranëve janë për t’i ruajtur marrëveshjet bilaterale.

Zviceranët besojnë në të ardhmen e marrëveshjeve bilaterale dhe shpresojnë që Parlamenti do të gjejë një zgjidhje me Unionin Evropian. Ata janë për këtë variant të emigracionit, raporton Tages Anzeiger duke u thirrur në Agjensinë Zvicerane të Lajmeve.

Nga një anketim reprezantativ i institutit hulumtues M.I.S Trend me 1’349 respondenntë del që 69 për qind e të anketuarve u japin përparësi marrëveshjeve bilaterale. Më tej rezulton që gjermanofolësit janë më shumë për bialteralet se frankofonët. Vetëm në Tesin preferojnë 64 për qind e të anketuarve kontingjentet.

23 për qind e të anketuarve janë të bindur që Parlamenti do të marrë pozicionin e duhur ndërmjet bialteraleve dhe kontingjenteve. Në këtë pikë frankofonët janë më optimistë se gjermanofonët.

17 përqind e të anketuarve shohin një zgjidhje në një integrim në Unionin Evropian – gjermanofonët, si frankofonët. Ndërkaq vetëm 7 për qind e tesinezëve simpatizojnë një hyrje të Zvicrës në UE.

Rreth 60 për qind e të anketuarve e shohin UE-në si një projekt të paqës me të ardhme. Njëkohësisht mendojnë 42 për qind që Unioni është i destinuar të dështojë politikisht, si ekonomikisht. Gjysma e të anketuarve kanë dyshime vetëm sa i përket të ardhmes së tij ekonomike.

Dy të tretat e të anketuarve e shohin radikalizmin islamik si një rrezik strategjik për Evropën dhe Zvicrën, rreth 40 për qind e konsiderojnë të tillë nacionalizmin rus. Imperializmi kinez vjen në vend të katërt, kurse ai amerikan në rang të pestë. Populizmi nuk paraqet ndonjë merak për të anketuarit.

Mbi 80 për qind e tesinezëve mendojnë se në Zvicër jetojnë tepër ose diçka si tepër të huaj, pavarësisht nëse këta vijnë nga vende të Unionit Evropian, ose të treta. Në Zvicrën Gjermane 50 përqind e të anketuarve mendojnë që në Zvicër ka tepër të huaj nga vende të UE-së, kurse 62 përqind mendojnë se ka shumë të huaj nga jashtë saj. Te frankofonët këto vlera janë diçka më të ulta. / ksShumica e zviceranëve janë për t’i ruajtur marrëveshjet bilaterale.

Zviceranët besojnë në të ardhmen e marrëveshjeve bilaterale dhe shpresojnë që Parlamenti do të gjejë një zgjidhje me Unionin Evropian. Ata janë për këtë variant të emigracionit, raporton Tages Anzeiger duke u thirrur në Agjensinë Zvicerane të Lajmeve.

Nga një anketim reprezantativ i institutit hulumtues M.I.S Trend me 1’349 respondenntë del që 69 për qind e të anketuarve u japin përparësi marrëveshjeve bilaterale. Më tej rezulton që gjermanofolësit janë më shumë për bialteralet se frankofonët. Vetëm në Tesin preferojnë 64 për qind e të anketuarve kontingjentet.

23 për qind e të anketuarve janë të bindur që Parlamenti do të marrë pozicionin e duhur ndërmjet bialteraleve dhe kontingjenteve. Në këtë pikë frankofonët janë më optimistë se gjermanofonët.

17 përqind e të anketuarve shohin një zgjidhje në një integrim në Unionin Evropian – gjermanofonët, si frankofonët. Ndërkaq vetëm 7 për qind e tesinezëve simpatizojnë një hyrje të Zvicrës në UE.

Rreth 60 për qind e të anketuarve e shohin UE-në si një projekt të paqës me të ardhme. Njëkohësisht mendojnë 42 për qind që Unioni është i destinuar të dështojë politikisht, si ekonomikisht. Gjysma e të anketuarve kanë dyshime vetëm sa i përket të ardhmes së tij ekonomike.

Dy të tretat e të anketuarve e shohin radikalizmin islamik si një rrezik strategjik për Evropën dhe Zvicrën, rreth 40 për qind e konsiderojnë të tillë nacionalizmin rus. Imperializmi kinez vjen në vend të katërt, kurse ai amerikan në rang të pestë. Populizmi nuk paraqet ndonjë merak për të anketuarit.

Mbi 80 për qind e tesinezëve mendojnë se në Zvicër jetojnë tepër ose diçka si tepër të huaj, pavarësisht nëse këta vijnë nga vende të Unionit Evropian, ose të treta. Në Zvicrën Gjermane 50 përqind e të anketuarve mendojnë që në Zvicër ka tepër të huaj nga vende të UE-së, kurse 62 përqind mendojnë se ka shumë të huaj nga jashtë saj. Te frankofonët këto vlera janë diçka më të ulta. / ks