Zviceranët hedhin poshtë tatimin për pasurinë e trashëguar




Miliarda franga të pasurisë së trashëguar nuk do të preken nga tatimi as në të ardhmen në Zvicër. Një iniciativë, e cila synonte që pasardhësit të paguajnë takim për pasurinë e trashëguar, është refuzuar të dielën nga qytetarët zviceranë me të drejtë vote. Njëkohësisht lejohet kontrolli i embrioneve.

Një temë emocionale është gjendur të dielën para votuesve zviceranë: a duhet t’i paguhet shtetit një tatim ekstra për pasurinë e trashëguar? Votuesit janë përgjigjur qartë në referendum: më shumë se 70 për qind të tyre janë kundër këtij tatimi. Iniciatorët nga radhët e socialdemokratëve dhe sindikatave synonin që ata persona që trashëgojnë së paku dy milionë franga të paguajnë një tatim unik prej 20 për qind. Ky tatim do të vlente edhe për dhurata. Nëse do të miratohej, atëherë ky tatim për çdo vit do t’i sillte buxhetit të Zvicrës rreth tre miliardë franga. Partitë e afërta me biznesin ishin kundërshtare të iniciativës.

Pas refuzimit të iniciativës përgjegjëse për tatimet rreth pasurisë së trashëguar edhe më tutje mbesin kantonet. Por shumë kantone janë tepër zemërgjera sa i përket kësaj teme, andaj iniciatorët synonin që në të ardhmen kompetencat t’i marrin institucionet e nivelit qendror. Në kantone pasardhësit e drejtpërdrejtë pothuaj nuk duhet të paguajnë tatime për pasurinë e trashëguar. Ideja e partive të majta ishte që me paratë e këtij tatimi të mbështetej sigurimi i pensioneve në Zvicër (AHV).

Në referendumin e së dielës u votua edhe për një çështje tjetër emocionale: kontrollin e embrioneve. Shumica vendosi që kjo të jetë e lejueshme në raste të caktuara. Në këtë mënyrë Zvicra i bashkohet shumicës së shteteve të Europës, ku mjekët mund të vendosin se cilat embrione pas shtatzënisë artificiale mund t’i mbjellin në mitër dhe cilat jo. Në mesin e 80 mijë foshnjave që lindin për çdo vit në Zvicër rreth 2 mijë bebe shohin dritën e botës përmes shtatzënisë artificiale.

Votuesit kanë pranuar edhe sistemin e ri të parapagimit të radios dhe televizionit publik të Zvicrës. Në të ardhmen të gjitha amvisëritë, pa asnjë përjashtim, duhet të paguajnë për radiotelevizionin publik, i cili ka një buxhet prej gati 1,7 miliardë franga dhe 6’106 punëtorë. -lliMiliarda franga të pasurisë së trashëguar nuk do të preken nga tatimi as në të ardhmen në Zvicër. Një iniciativë, e cila synonte që pasardhësit të paguajnë takim për pasurinë e trashëguar, është refuzuar të dielën nga qytetarët zviceranë me të drejtë vote. Njëkohësisht lejohet kontrolli i embrioneve.

Një temë emocionale është gjendur të dielën para votuesve zviceranë: a duhet t’i paguhet shtetit një tatim ekstra për pasurinë e trashëguar? Votuesit janë përgjigjur qartë në referendum: më shumë se 70 për qind të tyre janë kundër këtij tatimi. Iniciatorët nga radhët e socialdemokratëve dhe sindikatave synonin që ata persona që trashëgojnë së paku dy milionë franga të paguajnë një tatim unik prej 20 për qind. Ky tatim do të vlente edhe për dhurata. Nëse do të miratohej, atëherë ky tatim për çdo vit do t’i sillte buxhetit të Zvicrës rreth tre miliardë franga. Partitë e afërta me biznesin ishin kundërshtare të iniciativës.

Pas refuzimit të iniciativës përgjegjëse për tatimet rreth pasurisë së trashëguar edhe më tutje mbesin kantonet. Por shumë kantone janë tepër zemërgjera sa i përket kësaj teme, andaj iniciatorët synonin që në të ardhmen kompetencat t’i marrin institucionet e nivelit qendror. Në kantone pasardhësit e drejtpërdrejtë pothuaj nuk duhet të paguajnë tatime për pasurinë e trashëguar. Ideja e partive të majta ishte që me paratë e këtij tatimi të mbështetej sigurimi i pensioneve në Zvicër (AHV).

Në referendumin e së dielës u votua edhe për një çështje tjetër emocionale: kontrollin e embrioneve. Shumica vendosi që kjo të jetë e lejueshme në raste të caktuara. Në këtë mënyrë Zvicra i bashkohet shumicës së shteteve të Europës, ku mjekët mund të vendosin se cilat embrione pas shtatzënisë artificiale mund t’i mbjellin në mitër dhe cilat jo. Në mesin e 80 mijë foshnjave që lindin për çdo vit në Zvicër rreth 2 mijë bebe shohin dritën e botës përmes shtatzënisë artificiale.

Votuesit kanë pranuar edhe sistemin e ri të parapagimit të radios dhe televizionit publik të Zvicrës. Në të ardhmen të gjitha amvisëritë, pa asnjë përjashtim, duhet të paguajnë për radiotelevizionin publik, i cili ka një buxhet prej gati 1,7 miliardë franga dhe 6’106 punëtorë. -lli