Zviceranët hanë më shpesh në shtëpi

Popullata zvicerane vitin e kaluar ka shpenzuar përsëri më pak para për haje dhe pije jashtë shtëpisë. Gastronomët janë të merakosur, njofton ditorja Tages Anzeiger.

Krahasuar me vitin e parafundit, në 2014-tën të dhënat për ushqim jashtë shtëpisë te zviceranët janë zvogëluar për 1,9 për qind në 22,7 milardë franga.

Përderisa shpenzimet për ushqim kanë ngelur në 15,1 miliardë franga, harxhimet për pije jashtë shtëpisë janë rrudhur për 400 milionë franga. Ato në vitin 2014 shkuan në 7,6 miliardë. Këto janë të dhëna të bashkimit profesional të hotelerisë «Gastro Suisse», të cilat ai i prezentoi këto ditë në Bern.

Në krahasim me 2013-tën, qarkullimi në branshën e gastronomisë vitin e kaluar nuk ka shënuar ndonjë rënie të madhe. Në vitin 2013 xhiroja në gastronomi kishte shkuar në minus 2,6 për qind.

Presidenti i «Gastro-Suiss»-it, Casimir Platzer, megjithatë ka folur për një bilanc vjetor të branshës ku dominon pozitivja. Parashikimet janë turbulluar paksa në fillim të këtij viti, me vendimin e Bankës Kombëtare Zvicerane për ta hequr kufirin e poshtëm të euros. Kjo kishte çuar në shtrenjtimin e menjëhershëm të ofertës në branshën e gastronomisë, citohet Platzer.

Si do të ndikojë vendimi i Bankës Nacionale në afat të mesëm, mbetet të shihet. Por gastronomia i gëzohet pa masë sezonit të verës, ka thënë Platzer. Parashikimet japin gjithsesi arsye për t’u merakosur.

Shumë zviceranë, për t’u ikur çmimeve të larta, shërbehen jashtë Zvicrës. Kryetari i «Gatro-Suiss»-it nuk flet vetëm për ‹turizmin blerës›, por, së fundmi, edhe për ‹turizmin gastronomik›. Sipas një studimi të porositur nga bashkimi profesional i gastronomisë, 36 për qind e 1’000 të intervistuarve deklarojnë se në tre muajt e fundit kanë shkuar të hanë në vendet fqinje. Sipas llogarive të bashkimit të gastronomëve, nga kjo bransha pëson një dëm prej 4 miliardë frangave në vit. / ks

 Foto: Kujtim SHABANI