Zviceranët e rinj janë të matur ndaj të huajve…




Një studim i ri është interesuar për atë çfarë mendojnë të rinjtë mbi tema politike. Rezultatet tregojnë dallime të mëdha midis burrave dhe grave, njofton Tages Anzeiger.

Raporti fillon me konstatimin që të rinjtë dhe të rejat zviceranë nuk janë aspak të mërzitur nga politika, apo të painteresuar politikisht: Dy të tretat e 18-vjeçarëve këtë vjeshtë kanë ndërmend të dalin të votojnë në zgjedhjet nacionale.

Çdo i dytë 18-vjeçar interesohet për politikë, 74 për qind e tyre i përkrahin diskutimet mbi temat aktuale politike në kuadër të mësimit në shkolla. Kjo del nga një anketim i publikuar të Komisionit Shtetëror për Çështje të Fëmijëve dhe të të Rinjëve (EKKJ).

Burrat më kompetentë se sa gratë

Burrat e rinj, sipas hulumtimit, janë më të interesuar për tema politike se sa gratë e reja. Për më tepër, burrat e vlerësojnë veten më kompetentë se sa gratë e së njëjtës moshë.

Edhe në çështje të tjera, qëndrimet e votuesve të rinj ndryshojnë varësisht nga gjinia, sidomos për sa i përket ndarjes së angazhimit dhe fitimit në familje. 29 për qind e burrave të rinj, kur të krijojnë familje, dëshirojnë t’i përmbahen modelit tradicional: Burri punon me orar të plotë, kurse gruaja kujdeset për fëmijët dhe amëvisërinë.

Të kujdesshëm ndaj të huajve

Të këtij mendimi janë vetëm 15 për qind e grave të reja. Shumica absolute e tyre është për një punë me orar të pjesshëm të të dy prindërve.

Për sa u përket temave të tjera, gjinitë janë në unison: 77 për qind e këtyre të rinjëve të rritur janë kundër hyrjes në UE. Mendimi i këtyre të rinjëve për çështje të të huajave është i moderuar: 18-vjeçarët e nuk e lidhin shpesh emigracionin me kriminalitetin, sikurse pjesa tjetër e popullatës.

Megjithatë, 20 për qind e të intervistuarve emigracionin e shohin si problemin më të madh të Zvicrës. Ky është  problemi më i përmendur, i cili pasohet nga çështja e azilit dhe marrëdhëniet Zvicër-UE. ksNjë studim i ri është interesuar për atë çfarë mendojnë të rinjtë mbi tema politike. Rezultatet tregojnë dallime të mëdha midis burrave dhe grave, njofton Tages Anzeiger.

Raporti fillon me konstatimin që të rinjtë dhe të rejat zviceranë nuk janë aspak të mërzitur nga politika, apo të painteresuar politikisht: Dy të tretat e 18-vjeçarëve këtë vjeshtë kanë ndërmend të dalin të votojnë në zgjedhjet nacionale.

Çdo i dytë 18-vjeçar interesohet për politikë, 74 për qind e tyre i përkrahin diskutimet mbi temat aktuale politike në kuadër të mësimit në shkolla. Kjo del nga një anketim i publikuar të Komisionit Shtetëror për Çështje të Fëmijëve dhe të të Rinjëve (EKKJ).

Burrat më kompetentë se sa gratë

Burrat e rinj, sipas hulumtimit, janë më të interesuar për tema politike se sa gratë e reja. Për më tepër, burrat e vlerësojnë veten më kompetentë se sa gratë e së njëjtës moshë.

Edhe në çështje të tjera, qëndrimet e votuesve të rinj ndryshojnë varësisht nga gjinia, sidomos për sa i përket ndarjes së angazhimit dhe fitimit në familje. 29 për qind e burrave të rinj, kur të krijojnë familje, dëshirojnë t’i përmbahen modelit tradicional: Burri punon me orar të plotë, kurse gruaja kujdeset për fëmijët dhe amëvisërinë.

Të kujdesshëm ndaj të huajve

Të këtij mendimi janë vetëm 15 për qind e grave të reja. Shumica absolute e tyre është për një punë me orar të pjesshëm të të dy prindërve.

Për sa u përket temave të tjera, gjinitë janë në unison: 77 për qind e këtyre të rinjëve të rritur janë kundër hyrjes në UE. Mendimi i këtyre të rinjëve për çështje të të huajave është i moderuar: 18-vjeçarët e nuk e lidhin shpesh emigracionin me kriminalitetin, sikurse pjesa tjetër e popullatës.

Megjithatë, 20 për qind e të intervistuarve emigracionin e shohin si problemin më të madh të Zvicrës. Ky është  problemi më i përmendur, i cili pasohet nga çështja e azilit dhe marrëdhëniet Zvicër-UE. ks