Zviceranët e dëshirojnë librin e telefonave

Ka ardhur koha e shpërndarjes së librit të telefonit nëpër shtëpi. Për shumëkënd një bezdi, por për më shumë të tjerë një kënaqësi.

Nëpër kabinat e telefonit, librat e telefonit aty janë zhdukur në vitet 1998/99 dhe janë zëvendësuar me një sitem elektronik të regjistrit të numrave të telefonit. Në fakt, ngadalë po zhduken edhe vetë kabinat e telefonike; në Zvicër ato po bëhen gjithnjë e më të rralla. Tani edhe ashtu shumëkush shërbehet me regjistrin e numrave të telefonit onlajn. Por, kush ka një lidhje telefoni fiks, regjistri i numrave të telefonit i vjen me postë në shtëpi në formë të shtypur. Për më tepër falas!

Dhe tani ka ardhur koha për një gjë të tillë; këto ditë ato duhet të arrijnë në postë. Ndonëse jo të gjithë i gëzohen kësaj. «20 Minuten» i ka hulumtuar raportimet e lexuesve lidhur me këtë gjë dhe i sjell përshtypjet e tyre: «Unë habitem me këtë, libri përfundon menjëherë në koshin e letrave për t’i gjuajtur», shprehet njëri për dërgesën. Një tjetër, gjithashtu me iritim, thotë: «Çka është kjo punë në këtë kohë? Kjo as nuk është e mirë për ambientin.»

Prononcimet e paraqitjeve onlajn janë të qarta, por këto nuk e përbëjnë shumicën e njerëzve. Një studim i «Wemf»-it tregon që 70 për qind e zviceranëve e përdorin librin e telefonit dhe, për më tepër, e duan atë. Edhe atë të gjitha shtresat shoqërore. Edhe në kohën e internetit, regjistri i telefonit është libri më i lexuar nëpër amvisëri. «Local.ch» prodhon 100 edicione të ndryshme të librit të telefonit, të përshtatura sipas rajoneve të Zvicrës, nga 100 për qind letër e vjetër. Dhe tirazhi i tyre arrinë në 3,6 milion ekzemplarë – më shumë se të gjitha mediat zvicerane.

Edhe për ata që nuk e duan librin ka një zgjidhje, raporton media. Kush nuk e dëshiron atë, mund ta ndërpresë dërgesën e tij. Thjesht në fund të çdo libri ka një listë me variantet e ndryshme dhe të thjeshta për këtë gjë: përmes e-mail-it, postës, sms-it, në internet, apo edhe përmes një thirrjeje telefonike falas. ks