Zvicër: «Mafia shqiptare kyçet në tregtinë me kokainë»

Pas tregtisë shumëvjeçare me heroinë grupe kriminale shqiptare duan të kyçen edhe në shitjen e kokainës. Policia e Gjenevës beson se heroinës i ka rënë çmimi, shkruan gazeta zvicerane «20minuten». Në raportin e Policisë Federale të Zvicrës për vitin 2014 thuhet se numri i delikuenteve shqiptarë sidomos në tregtinë me drogë është në rritje.

Sa i përket tregtisë me drogë në Zvicër frontet janë të ndara, së paku sipas vlerësimeve të ekspertëve të sigurisë dhe mediumeve: grupet kriminale nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria kontrollojnë tregtinë me heroinë, ndërsa afrikanët, e sidomos nigerianët, i tërheqin penjtë në biznesin me kokainë. Tani, sipas gazetës «20minuten», duket se në Zvicër gjërat janë në lëvizje në tregtinë me drogë. Në kantonin e Gjenevës policia po konstaton se shqiptarët kanë filluar të shesin kokainë.

Zëdhënësi i policisë kantonale të Gjenevës Jean-Philippe Brandt ka deklaruar se shenjat e para janë vërejtur në vitin 2013. Gjatë një aksioni kundër mafies shqiptare në prill të këtij viti afër Gjenevës dhe në kantonin Thurgau në Zvicrën lindore janë konfiskuar 17 kilogramë heroinë dhe një kilogram kokainë. Në korrik afër Gjenevës u ndalua një tregtar shqiptar, i cili përveç heroinës me vete bartte edhe kokainë.

Vëzhgime të ngjashme, sipas «20minuten», po bën edhe policia në kantonin e Bernës. «Specialistët e policisë kantonale në Bernë gjithsesi po konstatojnë se njerëzit me origjinë shqiptare janë aktiv jo vetëm ne tregtinë me heroinë, por gjithnjë e më shumë edhe në tregtinë me kokainë», ka deklaruar një zëdhënës i policisë. Një vlerësim të njëjtë e ka dhënë edhe zëdhënësi i policisë së kantonit të St. Gallenit.

Policia në Gjenevë beson se shqiptarët kanë filluar të diversifikojnë tregun, sepse heroina ka humbur atraktivitetin në mesin e konsumuesve. «Tani të popullarizuara janë kokaina dhe kanabisi», thotë zëdhënësi Brandt. Ndërkohë çmimet për heroinë kanë rënë në 20 franga për gram. Për kokainë konsumuesi duhet të paguajë pesëfish më shumë, thotë Brandt.

Në raportin e Policisë Federale të Zvicrës për vitin 2014 thuhet se numri i delikuenteve shqiptarë sidomos në tregtinë me drogë është në rritje. Në Gjenevë policia beson se tregtia me drogë në rrugë ende është në duar të afrikanëve. Shqiptarët, ndërkaq, përqendrohen te klientët me kuleta të trasha. -lli