Zoti Cogito mbi virtytin

Foto: Shutterstock



1

Asgjë e çudtishme

Që nuk është e përkëdhelura

E meshkujve të vërtetë

 

E gjeneralëve

Atletëve sundimtarëve

Despotëve

 

Nëpër shekuj ec pas tyre

Ajo lëneshë qaramane

Me cilindrin e tmerrshëm të Ushtrisë së Shpëtimit

Paralajmëron

 

Nxjerr nga depoja

Portetin e Sokratit

Kryqin e bërë nga buka

Fjalë të moçme

 

-rreth e përqark zien jeta e mrekullueshme

E kuqrremtë si kasaphane në zbardhëllimin

E mëngjesit

 

Pothuaj se mund ta futësh

Në kutinë e argjendtë

Të kujtimeve të papërlyera

Gjithnjë më e vogël

Si floku në fyt

Si zukamë në vesh

 

2

 

O Zot

Të ishte pakëz më e re

Pakëz më e bukur

 

Të ecte me frymën e kohës

Duke tundur vithet

Në ritmin e muzikës modern

 

Do ta dashuronin ndoshta atëherë

Meshkujt e vërtetë

Gjeneralë atletë sundimtarë despot

 

Të përkujdesej për vetveten

Të dukej si njeri

Si Liz Taylor

A Perëndeshat e Fitoreve

 

Megjithatë, nga ajo kundërmon

Erë naftaline

Me gojë të rudhur

Përsërit një fjalë të madhe- Jo

 

E padurueshme në këmbënguljen e vet

Qesharake si përbindësh I kopshtit

Si ëndrra e anarkistit

Si biografia e të shenjtëve

 

Përktheu: Mazllum Saneja