Zogjtë




Nuk keni ku të shkoni ju dhe ku në prehje
t’i këndoni diellit, qiellit pranveror
ose ndër gjethe të njoma të natës
të pushoni në gjumë të këndshëm,
me fyt të nemitur nga këndimi i ditës.
Nuk ka kush t’ju dëgjojë.
Tashmë s’ka njeri
që s’e ka të dëgjuarit e rënduar
me zhurmën e madhe të përzier.
Ju humbët çdo gjë, çdo gjë humbët ju.
Ku janë zogjtë dhe ku të shkohet
për t’u kënduar kënga e fundit?

Përktheu: Adem GAJTANI