Zogaj: Opozita po do zgjedhje të parakohshme

Për Petrit Zogajn e FOL-it, bllokimi i seancës së sotme megjithatë ishte më i moderuar se sa në seancën e kaluar.




Por ai ka kthyer nga kujtesa edhe seancën për dialogun me Beogeradin, kur Albin Kurti ia kishte kapur me duar mikrofonin e kreut të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, Jakup Krasniqi.

«Diskutimi i sotëm mes Konjufcës e Veselit ishte një diskutim interesant», ka thënë Zogaj, i ftuar në Rubikon të KTV-së.

«Nënshkrimi nuk mund të tërhiqet, por opozita po luan në një kartë e cila alternativë të vetme i ka zgjedhjet e parakohshme. Unë nuk mendoj se opozita do të fitonte më shumë vota se sa që kanë marrë këto parti», ka thënë Zogaj.

Zogaj ka thënë se ndonëse përkrahja për peticion nuk mund të përkthehet në përkrahje të votave, numri i nënshkruesve të peticionit është larg prej asaj përkrahje që opozita mendon se e ka.