Zogaj: Kosova i vetmi vend në rajon që është pjesë e projekteve MCC

Alban Zogaj, zyrtar në Millenium Challenge Corporation (MCC), mbrëmë në emisionin «Ekonomia me Erëzën», pohoi se Kosova është i vetmi vend në rajon që është pjesë e projekteve të kësaj organizate amerikane.

Zogaj tha se MCC është një organizatë qeveritare e themeluar nga Kongresi Amerikan viteve të fundit.

Sipas tij, kjo organizatë kryesisht ndihmon vendet e pazhvilluara me të hyra të ulëta, sikurse Kosova.

«Është njëra prej projekteve më ma të rëndësishme ekonomike të Kosovës në vitet e fundit, pa asnjë dyshim. Konsiderohet se fondet e MCC janë fonde transformuese të shoqërisë në të gjitha vendet ku MCC kyçet», shtoi Zogaj.

Ai vlerësoi se ka dallime mes fondeve që jep MCC dhe USAID. Zogaj pohoi se projektet e MCC-së janë më të mëdha dhe fokusohen në një problematikë të caktuar dhe kanë ndikim më të madh në shoqëri.