Zjarrfikësit e Vitisë fikin zjarret edhe në Maqedoni




Zjarrfikësit e Komunës së Vitisë janë angazhuar në fikjen e zjarreve përgjatë kufirit Maqedoni-Kosovë, për të parandaluar e lokalizuar zjarret edhe në territorin e Kosovës.

 

Sipas tyre, pala maqedonase nuk ka dërguar asnjë ekip të zjarrfikësve me qëllim bashkëpunimi në parandalimin e zgjerimit të zjarrit në të dyja anët, shkruan sot «Koha Ditore».

Naser Abazi, zëvendësshef i Qendrës së Zjarrfikësve në Viti, ka deklaruar se megjithëqë disa herë kanë lokalizuar përhapjen e zjarrit dhe e kanë shuar atë, prapë ka pasur zjarre që kanë rrezikuar pyjet e Komunës së Vitisë dhe të fshatit Debëllde.