Zhushit e Mujës i shtohet dosja, «Universumi» paralajmëron padi për shpifje

Të akuzuarit e prokurorisë po i akuzojnë Institucionet Arsimore për procesin e akreditimit të arsimit të lartë në vend.




Ferdije Zhushi Etemi dhe Armend Muja deklarojnë se dy institucione tentuan ta korruptonin Agjencinë e akreditimit.

Në Rubikon, Ferdije Zushi- Etemi e akuzoi Suad Berishën nga Kolegji “Universum” se ka tentuar të korruptojë dhe kur nuk ia doli e kërcënoi me jetë.

E në anën tjetër, Alejtin Berisha, i cili e udhëheq Kolegjin “Universum” i ka thënë Kohavisionit se të gjitha akuzat që erdhën në drejtim të tyre, tashmë kanë zënë vend në një padi ndaj Zhushit dhe Mujës.

Berisha me tej ka shtuar se nuk e ka ndërmend të shtyhet me deklarata, me njerëzit të cilët ia kanë parë fundin vetes dhe pretendojnë që pas tyre duhet të tërheqin edhe njerëz të tjerë.

Ferdije Zhushi akuza ka hedhur edhe nga një tjetër Institucion privat të arsimit ISPE-së së Avni Mazrekut.