Zhurjanët kërkuan funksionalizimin e Pallatit të Kulturës

Prizren, 1 shtator – Përfaqësues të fshatrave përreth Zhurit, në Prizren, kanë bërë të ditur se lokalitetet e tyre përballen me nevoja të ndryshme, duke filluar nga intervenimet në infrastrukturë nëntokësore e mbitokësore e deri te rregullimi i godinave arsimore, kulturore e sportive dhe shtimi i shërbimeve shëndetësore.

Në dëgjimin publik të mbajtur me zyrtarët e qeverisë lokale të Prizrenit ata kanë kërkuar që të sanksionohen edhe operatorët e papërgjegjshëm ekonomikë, të cilët nuk i realizojnë punimet sipas kontratave të nënshkruara me organet komunale, shkruan sot Koha Ditore.

Fillimisht kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ka sqaruar se takime të kësaj natyre mbahen në pjesë të ndryshme të Prizrenit, me qëllim që qytetarët të bëhen bashkautorë të planifikimit të buxhetit për 2016 dhe të Kornizës afatmesme buxhetore 2016-2018. «Si ekzekutiv komunal do t’i dëgjojmë opinionet tuaja për projektet prioritare, në mënyrë që ato që janë më të arsyeshme të gjejnë vend në buxhetin e 2016-s», ka thënë Muja para të pranishmëve.

Zenel Ahmetaj, nga Drejtoria e Financave, ka sqaruar se buxheti i planifikuar për mot është 40.5 milionë euro dhe se 17.5 milionë euro është shuma për investime kapitale në të gjitha drejtoritë.

Imer Kurtaj nga Zhuri ka theksuar se ky fshat ka nevojë për një sallë sportive të mbyllur. Po ashtu ka rikujtuar se Pallati i Kulturës, ndonëse ka një pamje të mrekullueshme, ai ende nuk është në funksion.

«Ka nevojë të përshpejtohet që të aktivizohet Pallati…», ka theksuar ai. Kurtaj ka shtuar se duhen shtuar edhe shërbimet shëndetësore, krahas me rritjen e kapacitetit të rrjetit të ujësjellësit.

Edhe përfaqësuesi i këtij fshati, Bedri Hoxhaj, ka pohuar se pothuajse në çdo takim është përmendur si brengë finalizimi i Pallatit të Kulturës, ndërkohë që ka konfirmuar nevojën për sallën e edukatës fizike, që, sipas tij, në bazë të informatave të fundit është në procedurë. Ndërkohë ka kërkuar rregullimin e rrugës së re për në bjeshkë, pastaj kanalin e ujitjes, ndërtimin e rrugëve dhe rrugicave dhe shtimin e kapacitetit të rrjetit të ujësjellësit. «Do të ishte e udhës edhe që të aplikohen penalizimet për firmat e papërgjegjshme, që nuk i kryejnë punimet sipas obligimeve që i kanë marrë me kontratë», ka thënë ai.

Sa i përket Pallatit të Kulturës, kryetari Muja ka bërë të ditur se KK-ja ka miratuar 52 mijë euro me rishikim të buxhetit për investimet në këtë objekt. «Kodi i ri i projektit ka ardhur prej MF-së dhe do ta realizojmë. Shpejt do t’jua japim çelësat e Pallatit të Kulturës», është shprehur Muja.

Ndërkaq Bafti Islamaj, nga Shkoza, ka kërkuar që në këtë fshat të planifikohet ndërtimi i një shkolle të re, ngase, sipas tij, ndërtesa aktuale është në gjendje të mjerueshme. Ai ka theksuar edhe nevojën për ndërtimin e rrugicave, të ndriçimit publik, sinjalizimit në trafik, por edhe hapjen e rrugëve malore, zgjidhjen e çështjes së stadiumit dhe të ambulancës së fshatit.

Esat Gutaj nga Dobrushti ka kërkuar ndërhyrje të shpejtë për trajtimin e ujërave të zeza në një lokacion të caktuar, pastaj ndriçimin e fshatit, përfundimin e shtrimit të rrugëve dhe rrugicave, si dhe kontrollin e shtuar të projekteve që realizohen me mjetet publike. Edhe Gutaj është pajtuar se në Zhur duhet shtuar kapaciteti i rrjetit të ujësjellësit.

Ndërsa Naser Ademaj ka shprehur brengën për shpronësimin e tokave në lokacionin ku do të ndërtohet impianti i ujërave të zeza dhe ka kërkuar që zyrtarët komunalë ta marrin parasysh këtë shqetësim.

Nga ana tjetër, Ajdin Badallaj ka kërkuar që takimet e kësaj natyre të mbahen në kohën kur janë të pranishëm edhe mërgimtarët, në mënyrë që edhe ata t’i paraqesin kërkesat e tyre.