Zhbogar i premton Bajramit përkrahje për ngritje të cilësisë në arsim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka pritur sot shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në të gjitha nivelet e arsimit.




Ministri Bajrami ka theksuar ndihmën e vazhdueshme të BE-së në arsimin kosovar, ndërsa tha se MAShT ka filluar shumë projekte në të mirë të ngritjes së cilësisë në arsim dhe ka nevojë edhe më tutje për përkrahjen e partnerëve, transmeton Koha.net.

Ministri ka përmendur ndryshimet që janë duke u bërë në infrastrukturën ligjore, investimet në hapësirat shkollore, avancimin e standardeve për tekstet shkollore, digjitalizimin e shkollave dhe projekte të tjera të rëndësishme.

Ndërsa shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka theksuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në sferën e arsimit dhe do të jetë partner i vazhdueshëm i MAShT në planet për ngritjen e cilësisë në arsim.