Ashpërsohet ligji kundër racizmit: Kush i fyen homoseksualët – dënohet




Dhoma e Vogël e Parlamentit Zviceran ka votuar për zgjerimin e normës penale kundër racizmit, njofton Tages Anzeiger.

Pas Dhomës së Madhe, edhe Dhoma e Dytë e ka mbështetur iniciativën parlamentare, ndonëse kjo e fundit vitin e kaluar ishte shprehur kundër kësaj çështjeje: Kush i fyen homoseksualët dënohet.

Sot dënohet kush thërret publikisht për urretje apo diskriminim të një personi ose një grupi personash për shkak të racës, etnisë ose religjionit; kush përhapë publikisht ideologji përkatëse, që konsistojnë në një denigrim sistematik ose nëse dikush ndokujt ia refuzon një shërbim për këto arësye.

Iniciativa kërkon që të bëhet i ndëshkueshëm edhe diskriminimi për shkak të orientimit seksual. Diskriminimi për shkak të formës së jetesës është në të vërtetë i ndaluar, por ligji nuk parasheh ndjekje penale për prononcimet homofobe, arsyeton këshilltari nacional nga Valisi, Mathias Reynard.

Nga perspektiva e Dhomës së Vogël, me iniciativën mbyllet një vrimë në Kodin Penal. Ajo me këtë e ka korrigjuar një gabim të vogël, është shprehur Stefan Engler në emër të komisionit. Vendimi është marrë pa vota kundër.

Dhoma e Madhe e kishte pranuar iniciativën qartësisht që në mars, sikurse edhe një iniciativë nga Gjeneva për të njëjtën çështje. Një pakicë në Parlament ka argumentuar me atë se toleranca shoqërore nuk mund të urdhërohet me ligj. Iniciativa nga Gjeneva është rrëzuar në Dhomën e Vogël, sepse ajo nuk kërkon vetëm zgjerimin e normës penale kundër racizmit, por edhe atë të kushtetutës.Dhoma e Vogël e Parlamentit Zviceran ka votuar për zgjerimin e normës penale kundër racizmit, njofton Tages Anzeiger.

Pas Dhomës së Madhe, edhe Dhoma e Dytë e ka mbështetur iniciativën parlamentare, ndonëse kjo e fundit vitin e kaluar ishte shprehur kundër kësaj çështjeje: Kush i fyen homoseksualët dënohet.

Sot dënohet kush thërret publikisht për urretje apo diskriminim të një personi ose një grupi personash për shkak të racës, etnisë ose religjionit; kush përhapë publikisht ideologji përkatëse, që konsistojnë në një denigrim sistematik ose nëse dikush ndokujt ia refuzon një shërbim për këto arësye.

Iniciativa kërkon që të bëhet i ndëshkueshëm edhe diskriminimi për shkak të orientimit seksual. Diskriminimi për shkak të formës së jetesës është në të vërtetë i ndaluar, por ligji nuk parasheh ndjekje penale për prononcimet homofobe, arsyeton këshilltari nacional nga Valisi, Mathias Reynard.

Nga perspektiva e Dhomës së Vogël, me iniciativën mbyllet një vrimë në Kodin Penal. Ajo me këtë e ka korrigjuar një gabim të vogël, është shprehur Stefan Engler në emër të komisionit. Vendimi është marrë pa vota kundër.

Dhoma e Madhe e kishte pranuar iniciativën qartësisht që në mars, sikurse edhe një iniciativë nga Gjeneva për të njëjtën çështje. Një pakicë në Parlament ka argumentuar me atë se toleranca shoqërore nuk mund të urdhërohet me ligj. Iniciativa nga Gjeneva është rrëzuar në Dhomën e Vogël, sepse ajo nuk kërkon vetëm zgjerimin e normës penale kundër racizmit, por edhe atë të kushtetutës.