Zgjedhjet vendore në Maqedoni pritet të shtyhen

Zgjedhjet lokale në Maqedoni me gjasë do të shtyhen deri në tetor dhe mandati i kryebashkiakëve aktualë dhe këshillave bashkiakë pritet të zgjatet deri atëherë.

Foto nga zgjedhjet në Maqedoni. MIA



Parlamenti i Maqedonisë me gjasë do t’i shtyjë zgjedhjet lokale për gjysmën e parë të tetorit, duke shtyrë dhe mandatin e kryebashkiakëve aktualë deri atëherë.

Në këtë përfundim arritën bisedimet e të hënës mes partive politike kyçe të mbledhura nga kryeparlamentari i ri Talat Xhaferi.

Konsultimet e iniciuara nga kryeparlamentari i ri ndodhen në kufi të kohës, pasi mbi 80 kryebashkiakëve në Maqedoni u mbaron mandati të hënën, duke i hequr atyre mundësitë të vazhdojnë funksionet e tyre bashkiake.

Megjithëse zyra e Xhaferit nuk tha se ai do të thërrasë një seancë parlamentare për të bërë ndryshimet ligjore, një sesion i tillë pritet së shpejti pasi partitë tanimë kanë rënë dakord ta bëjnë këtë prioritet.

Zgjedhjet vendore duhet të kishin përfunduar tashmë, megjithatë kriza e gjatë politike prej refuzimit të partisë VMRO DPMNE të lejonte kalimin e pushtetit pas zgjedhjeve të dhjetorit, nuk i ka dhënë mundësi parlamentit të caktonte datën e zgjedhjeve vendore apo t’i shtynte ato.

Shumë vëzhgues tani presin që qeveria e re të formohet në fund të këtij muaji, me shpresë duke kthyer normalitetin pas një krize të gjatë prej dy vitesh.

(https://www.reporter.al/zgjedhjet-vendore-ne-maqedoni-pritet-te-shtyhen/)