Zgjedhjet e vjeshtës në Zvicër dhe migracioni

Kush do t’i fitojë zgjedhjet nacionale në vjeshtë? – pyet Tages Anzeiger. Sipas barometrit të zgjedhjeve, në avantazh janë partitë e djathta.

Katër muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Zvicër, FDP-ja është duke i rritur simpatitë e saja te zgjedhësit. Sikur ato të mbaheshin në fillim të qershorit, ajo do të dilte forca e tretë politike me 17,1 për qind të votave. Partia politike më e fortë në Zvicër vazhdon të jetë SVP-ja me 26,1 përqind.

Sipas barometrit të zgjedhjeve të publikuar nga instituti hulumtues GFS në Bern, partia e dytë e fortë mbetet SP-ja me 19,3 për qind. Për studimin janë anketuar 2009 veta me të drejtë vote në fillim të qershorit. Rezultati nuk është domosdoshmërisht i vlefshëm për 18 tetorin, kur do të mbahen zgjedhjet, por trgon disponimin momentan të qytetarëve lidhur me partitë dhe përkrahjen e tyre.

FDP-ja – një faktor

Nga hulumtimi del se radhitja është e ngjashme si ajo e zgjedhjeve të 2011-tës. FDP-ja i afrohet SP-së dhe, në krahasim me atëbotë, ajo ka fituar më shumë zgjedhës. Kjo tendencë është vërejtur edhe në barometrin e zgjedhjeve të zhvilluar në mars.

Në krahasimin mars-qershor, relativisht stabile kanë ngelur vlerat e CVP-së me 11,5 përkatësisht 11,8 përqind si dhe ato të të gjelbërtve me 7,4 respektivisht 7,5 për qind. Kurse në krahasim me zgjedhjet e fundit, të dyja këto parti shënojnë një humbje të lehtë të zgjedhësve: CVP-ja në 2011-tën kishte 12,3 për qind, ndërsa të gjelbëtët – 8,4 për qind.

Një rënie të dukshme kanë shënuar BDP-ja dhe GLP-ja – Partia Demokratike Qytetare dhe Partia e Gjëlbërt Liberale. Në mars BDP-ja premtonte 4,6 për qind të votave, kurse tani 4,4 për qind. Në zgjedhjet e 2011-tës ajo kishte 5,4 përqind të votave. Edhe liberalët e gjelbërt në zgjedhjet e 2011-tës kishin 5,4 për qind të zgjedhësve, ndërsa tani sondazhi iu premton vetëm 4,8 për qind. Ky është pjesërisht edhe shpjesgimi i rritjes së FDP-së, e cila përveçse SVP-së i ka marrë zgjedhës edhe BDP-së dhe GLP-së.

«Suksesi sjell sukses»

Shpjegimi i autorëve të raportit zgjedhor për suksesin e FDP-së është: suksesi! Ata thonë që liberalët me kryetarin e ri Philipp Müller e kanë arritur atë që nuk e bënin dot me të vjetrin. Kryetari i ri ka fituar në staturë dhe gëzon përkrahje të mirëqenë në parti.

Për më tepër, FDP-ja ka fituar një profil të ri tematik. Ajo tani pledon për sigurimin e mirëqenies mbi bazën e vetëpërgjegjësisë. Ndërsa ministrat e kësaj partie shkëlqejnë me angazhimin e tyre për «Bilateralet» dhe për vende pune. Shtoi kësaj edhe theksin që ajo vë në çështjet e migracionit, transmeton Tages Anzeiger.

Migracioni si problem urgjent

Personave me të drejtë vote më së shumti iu djeg çështja e migracionit. Si probleme të tjera urgjente çmohen UE-ja, kriza e euros dhe Bilateralet. Sigurisht që edhe papunësia përbën një temë të nxehtë. Në Zvicrën italiane ky madje është më kryesori. Në Zvicrën gjermane ndër pesë problemet kryesore radhitet shëndetësia me premitë e sigurimeve shëndetësore. Kurse në Zvicrën franceze lartë në listën e prioriteteve qëndrojnë çështjet e familjes dhe papunësisë.

Zgjidhjen e pesë problemeve kryesore të tyre zgjedhësit ia besojnë më së shumti SP-së. SVP-ja vjen si partia e dytë më kompetente për këto tema. Po t’i shohësh të ndara, për sa i përket migracionit, e para del SVP-ja. SP-ja vlenë si më kompetentja në çështje të sigurisë sociale. Kurse kur flitet për politikën europiane, këtu del FDP-ja.

Hulumtimi është interesuar edhe për çështjen nëse Zvicra është duke pranuar shumë apo pakë refugjatë. 44 për qind e të anketuarve janë për situatën kështu si është, 30 për qind mendojnë se Zvicra po merr shumë refugjatë, ndërsa 21 përqind gjykojnë se ajo po pranon pakë refugjatë. ks