Zgjedhësit zviceranë rrëshqasin djathtas

Tema e migracionit i jep oksigjen Partisë Popullore Zvicerane, ndërsa partitë e qendrës dobësohen. Ky është disponimi në Zvicër dy muaj para zgjedhjeve.




Në anketimin e fundit ishte Partia Liberale e Zvicrës ajo që gjindej në avantazh. Në këtë të fundit, i realizuar nga fundi i gushtit, primatin e merr Partia Popullore e Zvicrës. Ajo shënon një rritje prej 2 për qind dhe shkon kështu në 28 për qind të votave të zviceranëve. Në krahasim me zgjedhjet e fundit të përgjithshme në 2011-tën i bie një rritje prej 1,4 për qind.

Për të ashtuquajturin barometër i zgjedhjeve janë intervistuar përmes telefonit 2’013 veta nga të gjitha regjionet gjuhësore të Zvicrës. Anketimi është zhvilluar ndërmjet 21 dhe 29 gushtit të 2015-tës. Marzhi i gabimit është plus/minus 2,2 për qind. Hulumtimin e ka kryer instituti «gfs.bern» në autorizim të SRG-së. Të intervistuarit fushatën zgjedhore her e vlerësojnë si të arrirë, herë del SVP-ja me një avantazh. Tema që e dominon fushatën është azili, dhe SVP rezulton si më kompetentja në këtë fushë. Valët e soldaritetit me refugjatët në Austri dhe Gjermani nuk reflektojnë në rezultate, sepse hulumtimi është kryer më parë. Por mendohet se kjo nuk do të ndryshonte diçka – SVP-ja mund të fitonte ose të humbte vetëm një për qind. Sipas shefit të studimit, kjo është vala e tretë më e madhe e refugjatëve në Zvicër dhe ato tradicionalisht i kanë ndihmuar SVP-së të rritet. Kësaj i ndihmojnë edhe liberalët, të cilët mendohet se do t’i ruajnë kuotat. Ajo madje edhe mund të shtonte elektorat, sikur ai të mos ishte i luhatshëm. Vetëm 49 nga 100 simpatizantët liberalë deklarojnë se do të dalin në zgjedhje, ndërkaq te SVP-ja dhe PS-ja ky raport është 58 nga 100.

Te Partia Socialdemokrate e Zvicrës nuk pritet të ndryshojë diçka. Ajo do ta ruajë elektoratin e vet dhe sipas barometrit del me 19,3 për qind të votave. Rritja prej 0,6 për qind supozohet se shkon në kurriz të Partisë së Gjelbërt. Këta të fundit vuajnë nga fakti që ambienti nuk është lartë në listën e gjërave që i preokupojnë zviceranët. Ajo do të dalë me një për qind më pak dhe arrinë në 7,4 për qind të votave.

Qendra po zvogëlohet, thotë barometri. Partia Demokristiane Popullore arrinë në 11,1 për qind, çka në raport me 2011-tën i bie 1,2 për qind më pak. Ajo me temën e saj – familjen – dështoi në një referendum në mars. Me gjithë përkrahjen e SVP-së, tre të katërtat e votuesve e refuzuan atë. Edhe partitë e tjera liberale të qendrës, sipas hulumtimit, nuk arrijnë t’i ruajnë votat e tyre. Po në mars u rrëzua iniciativa e tyre për «Energji në vend të Tatimit të Vlerës së Shtuar». Me 92 për qind! Ato nuk janë duke i ruajtur votat as në bastionet e tyre, pohon raporti i «swissinfo.ch». Finalja e zgjedhjeve të gushtit të këtij viti, sipas shefit të studimit, do të jetë «një e djathtë e fortë, jo një shumicë e djathtë».

Në opinionin zviceran tema e migracionit i preokupon 46 nga 100 të anketuarit. Kjo i bie 12 për qind më shumë se në hulumtimin e fundit. Për më tepër – në të gjitha regjionet. Në rajonin italishtfolës deri para ndonjë muaji temë e parë ishte papunësia, tani ia kalon migracioni edhe atje. Para katër vitesh 22 për qind e zviceranëve e kishin atë temë të parë. Marrëdhëniet me UE-në vijnë në vendin e shtatë të listës së preokupimeve. Ambienti shkon nga vendi i dytë në të pestin, pas sigurisë dhe papunësisë. Këtë prioritet tema e migracionit nuk e ka pasur kurrë. Dhe «asnjëherë më parë nuk e ka dominuar ndonjë temë kaq fort fushatën zgjedhore». ks

Foto: Matyas Rehak / Shutterstock.com