Zëri i nënës e zgjon fëmijën më shpejtë se sa alarmi

Sipas mesatares, fëmijët janë zgjuar dhe kanë reaguar ndaj zërit të nënës brenda dy sekondave, teksa me anë të alarmit klasik janë dashur 156 sekonda që fëmijët të zgjohen. Në fakt atyre u janë dashur pothuajse tre minuta kohë për t`u zgjuar dhe dalë nga dhoma.

Foto: Shutterstock



Dihet se amësia është moment jetik në jetë, por hulumtimet e reja zbulojnë se  zëri i nënës, potencialisht mund të shpëtojë jetë. Një hulumtim i publikuar në magazinin «The Journal of Pediatrics», ka studiuar se si reagojnë më të vegjlit në dy lloje alarmesh: ai i tymit, i cili prodhon një zhurmë klasike dhe alarmi me zërin e incizuar të nënës, i cili thotë: «Zgjohu! Ngrihu nga shtrati! Braktise dhomën». Dy sekonda të pabesueshëm, siç është edhe rezultati. Sipas mesatares, fëmijët janë zgjuar dhe kanë reaguar ndaj zërit të nënës brenda dy sekondave, teksa me anë të alarmit klasik janë dashur 156 sekonda që fëmijët të zgjohen. Në fakt atyre u janë dashur pothuajse tre minuta kohë për t`u zgjuar dhe dalë nga dhoma. «Zëri i nënës ka zgjuar 86 nga 91 për qind të fëmijëve, të cilët me anë të alarmit me zërin e nënës brenda pesë minutash janë bërë gati për të dalë nga dhoma e gjumit», ka bërë të ditur hulumtimi.

«Në të kundërtën vetëm 52 për qind e fëmijëve janzë zgjuar npërmjet alarmit klasik, teksa vetëm 51 për qind arritën suksesshëm ta realizojnë planin për largim nga dhoma» , kanë potencuar shkencëtarët. Kjo ka nxjerrë në pah se alarmi me zërin e nënës është me efektiv se sa alarmi klasik, në rast të ndonjë rreziku, respektivisht zjarrit. Sipas këtij hulumtimi, ekziston diçka unike në trurin e fëmijës gjë që ia krijon mundësinë atij ta dëgjojë zërin e nënës. Në fakt, ky është njëri nga hulumtimet e bëra, të cilët dëshmojnë fuqinë e lidhjes biologjike ndërmjet nënës dhe fëmijës, e cila  mund të jetë e rëndësisë jetike. Shkencëtarët janë përpjekur ta potencojnë rëndësinë e sigurisë në rast zjarri, ngase pothuajse gjysma e vdekjeve nga zjarri janë të lidhura me rastet e zjarreve gjatë natës.  Megjithatë, detektori i tymit, i cili ka mundësinë të xhirojë dhe emitojë zërin në rast rreziku, ende nuk ekziston në treg. Por, shkencëtarët besojnë se shkaku i këtij dhe hulumtimeve të tjera të ngjashme së shpejti mund të lansohet një produkt i tillë.

(dp/mother.ly)