Zëri

Foto: Shutterstock



Ti rri, e gëzuar, pas biçikletës sime
ti flet, shpirti im dëgjon me vëmendje.
Nganjëherë e qeshura jonë shpërthen.
Pranë teje jeta ime është e lumtur.

Oh, zëri yt është kaq i butë,
I lëmuar si pasqyrë e ujit të pastër në pus.
Zëri i një këngëtareje të madhe nuk krahasohet
Me zërin tënd të thjeshtë.

Ti merr frymë erën, zëri yt fluturon.
S’ka rëndësi ç’kuptim kanë fjalët, ato janë të dashura.
Që nga prapa biçikletës fjalët e tua lundrojnë.
Duke e çuar gjithë trishtimin tim në erë e në re.

Shpresoj për mijëra vjet ta dëgjoj këtë zë,
Duke të mbajtur ty përherë në fund të horizontit!
Dhe kur ti nuk flet
Dëgjoj heshtjen tënde që ndjell si melodi.