Zemër harraqe

Foto: Shutterstock



O zemër harraqe,
ke humbur fuqinë e kujtesës.
Çdo detaj të vockël,
ti më se mban mend fare.
Kohërat që kaluam dikur,
e kush do t’i kujtonte më mirë se ti?

Zemër harraqe,
unë dhe ti qeshnim dhe ia kalonim për bukuri.
Ka kaluar kaq kohë,
tani kënaqesh duke i kaluar ditët që rrjedhin.
Atëherë kur ishe aty,
çdo lutjeje time i përgjigjeshe.

O zemër harraqe,
ne u dashuruam me gjithë fuqinë e dashurisë që jeta mund të falë.
E çfarë mund të them unë,
pa ty është shumë vështirë të jetohet!
Nuk mund të duroj dot më tepër,
e pse nuk mund të duhemi më sikur dikur?

Zemër harraqe,
si një hije çapitëse në trurin tim.
Përgjatë gjithë natës,
rri zgjuar dhe dëgjoj zhurmën e dhimbjes.
Dera më është mbyllur njëherë e përgjithmonë,
nëse vërtetë ka patur ndonjëherë derë.

Përktheu: Edvin Shvarc