Zemaj do që Policia të merret seriozisht me fajdexhinjtë që kanë mbështetje të politikës

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ka folur për problemin e hajdexhinjëve.




Ai ka ftuar Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës, që të merret seriozisht me këtë problem, «Ftoj ministrin e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovë që të godasë në nivel vendi dhe jo vetëm në nivel lokal, të gjithë ata që po i zhvasin njerëzit dhe bizneset, dhe të cilët kanë lidhje me politiknën», ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se po flet sidomos për pjesën e Dukagjinit, ku ka thënë se «fajdexhinjtë atje deklarojnë se kanë mbështetje edhe nga ana e zyrtarëve të sigurisë edhe nga politika».

Për problemin e fajdeve ka folur edhe deputeti i Nismas për Kosovën, Zafir Berisha.