Zejnullahu: Universiteti nuk guxon të jetë peng i grupeve që synojnë rrënimin e tij

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, i është përgjigjur të martën, përmes një letre të hapur, shkresës së një numri të madh senatorësh të Universitetit, përmes së cilës kërkohej shkarkimi i tij.




«E lexova me keqardhje letrën e senatorëve ku kërkohej shkarkimi im. Sikur të njëjtët të kishin punuar ose ta kishin ngritur zërin për ta mbrojtur UP-në sa herë që Universiteti ynë sulmohej përmes korrupsionit, plagjiaturës e sjelljeve joetike, institucioni ynë do t’i kishte punët shumë mirë”, thuhet në letrën e rektorit Zejnullahu. “Ata nuk kishin kurajë të ballafaqoheshin me të ligat e Universitetit e disa nganjëherë i kontribuonin aktivisht atyre», shkruan sot «Koha Ditore».

Rektori ka thënë se reagimi i senatorëve vjen pikërisht në kohën kur në UP ka filluar vendosja e rregullit dhe përjashtimi i të ligave.