Zejnullahu ndërpret mbledhjen e Senatit pasi nuk miratohet propozimi i tij




Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, i ka dhënë fund mbledhjes së Senatit, pasi që një propozim i tij nuk është votuar nga asnjë senator.

 

Në mbledhjen e së enjtes do të duhet të votohej për avancimet e stafit në UP.

Rektori Zejnullahu që është edhe drejtues i Senatit të UP-së ka kërkuar që për Aliriza Arënliu, kandidat i propozuar nga dekani i Fakultetit Filozofik Bujar Dugolli, të mos avancohet por të njëjtit t’i shpallet konkursi.

Ky propozim i Zejnullahut nuk mori asnjë votë nga senatorët gjë që bëri që rektori të braktisë mbledhjen e Senatit.

Përveç kësaj Zejnullahu nuk mori parasysh as propozimin e senatorëve që edhe propozimi i dekanit Dugolli të hidhet në votim.